Punëtoria “Plani i Mobililitetit Turistik” në Pejë

Punëtoria mbahet me datë 09 dhe 10 nëntor, 2020, online në platformën Zoom. Punĕtoria organizohet nga Eutropian – Vjenë, ConSens Vjenë dhe Lets Do It Peja, në bashkëpunim me Komunën e Pejës, respektivisht Zyrën e Turizmit.

Ta pastrojmë Kosovën

Më 31 tetor – këtë të shtunë, duke filluar nga ora 11:00 ju presim tek lumi Istog (që është degë e lumit Drin), më saktësisht te “Ura e Gurit” në fshatin Zallq të Istogut, për ta pastruar atë nga mbetjet e shumta plastike – e çfarë jo, që janë hudhur aty nga persona të pandërgjegjshëm.… Continue reading Ta pastrojmë Kosovën

Ligjeratë online për menaxhimin e mbeturinave

KSDW në bashkëpunim me OJQ EKOVIZIONI dhe shkollën filloreSHF&MU “Dr.Ibrahim Rugova ” Podujevë organizoi një ligjëratë online për menaxhimin e mbeturinave. Gjatë ligjeratës, studentët e klasave të shtata dhe të teta patën mundësinë të informohen mbi praktikat alternative të menaxhimit të mbeturinave dhe rolin ose kontributin e tyre të mundshëm për një mjedis më të… Continue reading Ligjeratë online për menaxhimin e mbeturinave

Për një fshat Ekologjik!

Punëtorët e “Eko Regjionit” sot ishin në fshatin Bresanë në nivel të detyrës për një fshat më ekologjik.Qytetarët e komunës së Dragashit janë gjithmonë në bashkëpunim me Eko Regjionin si dhe dëshirojnë që qyteza e Bresanës të jetë shembull për të mirë.

Disco Soup Prishtina – Halloween Edition

Disco Soup është event festiv, gastronomik dhe solidariteti që sjell së bashku njerëz të ndryshëm në hapësirë publike për të edukuar dhe ndërgjegjësuar për çështje të lidhura me mbeturinat ushqimore. Parimet kryesore të Disco Soup përfshijnë: përdorimi i ushqimit të destinuar për mbeturina, zbatohet me vullnetarë, gatuhet shujta me ushqimin e mbledhur, hahet dhe vallëzohet… Continue reading Disco Soup Prishtina – Halloween Edition

Let’s talk about food waste

Për nderë të Ditës Ndërkombëtare (inaguruese) të Ndërgjegjësimit mbi Humbjet dhe Mbeturinat Ushqimore, Fondacioni Jeshil sot ka zhvilluar aktivitete ndërgjegjësuese në Sheshin Nëna Terezë me qytetarët e Prishtinës. Kjo fushatë është zhvilluar në kuadër të projektit Let’s Talk About Food Waste i cili synon të iniciojë një dialog publik të udhëhequr nga komuniteti dhe palët… Continue reading Let’s talk about food waste