Ta pastrojmë Kosovën

Më 31 tetor – këtë të shtunë, duke filluar nga ora 11:00 ju presim tek lumi Istog (që është degë e lumit Drin), më saktësisht te “Ura e Gurit” në fshatin Zallq të Istogut, për ta pastruar atë nga mbetjet e shumta plastike – e çfarë jo, që janë hudhur aty nga persona të pandërgjegjshëm.

Vullnetarët të cilët duan të na bashkohen nga zyret tona në Pejton, i lusim që të na konfirmojnë pjesëmarrjen e tyre duke na shkruar në faqen tonë të Facebook-ut apo ne email-in info@letsdoitkosova.org. Për shkak të situatës me pandeminë, numri i vullnetarëve do të jetë i kufizuar!

Nisja e vullnetarëve nga zyret e Let’s Do It do të bëhet në ora 9:30, ndërsa grupet e tjera vullnetare të cilat duan të na bashkohen tek vendi i ngjarjes i presim deri në fillimin e aksionit – në ora 11:00.

Vullnetarët janë të obliguar të zbatojnë të gjitha masat e sigurisë për mbrojtjen ndaj COVID-19!

Ky aksion bashkëorganizohet me lëvizjen River Cleanup, me të cilën Let’s Do It vazhdon të ketë bashkëpunim me qëllim të organizimit të aksioneve për pastrimin e lumenjve në Kosovë, duke u fokusuar sidomos në lumin Drin.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Email