Let’s talk about food waste


Për nderë të Ditës Ndërkombëtare (inaguruese) të Ndërgjegjësimit mbi Humbjet dhe Mbeturinat Ushqimore, Fondacioni Jeshil sot ka zhvilluar aktivitete ndërgjegjësuese në Sheshin Nëna Terezë me qytetarët e Prishtinës.

Kjo fushatë është zhvilluar në kuadër të projektit Let’s Talk About Food Waste i cili synon të iniciojë një dialog publik të udhëhequr nga komuniteti dhe palët e tjera të interesuara në Kosovë mbi ndikimet socio-ekonomike, politike dhe mjedisore të Mbeturinave Ushqimore dhe pilotimin e zgjidhjeve inovative për këtë problem. Projekti Let’s Talk About Food Waste zbatohet nga Fondacioni Jeshil në kuadër të konzorciumit të projektit Human Rightivism i cili mbështetet nga Qeveria Suedeze dhe menaxhohet nga Community Development Fund.

Vegëza…

Facebook
Twitter
LinkedIn
Email