Indeksimi i Tranzicionit Energjetik të Kosovës

INDEP publikon analizën ‘Indeksimi i Tranzicionit Energjetik të Kosovës’.

Tranzicioni energjetik është proces jetik dhe i domosdoshëm për Kosovën. Kalimi nga thëngjilli në burime të ripërtëritshme është fazë e cila Kosovën duhet ta gjejë të përgaditur dhe me objektiva të qarta. Për më tepër, heqja graduale e qymyrit, shpërndarja në shkallë të gjerë e burimeve të rinovueshme për energji, vendosja e standardeve të efikasitetit të energjisë nëpër zinxhirët e furnizimit me energji ose hapja e derës për instalimet diellore PV në çati, kanë një ndikim për shoqërinë në tërësi.

INDEP ka analizuar sektorin energjetik tash e shumë vite. Duke analizuar strategjinë e re të energjisë, ligjet dhe proceset që po zhvillohen, INDEP ka pregaditur një rrugëtim të cilin Kosova duhet të ndjek për arritjen e neutralitetit klimatik. E gjitha kjo që Kosova të zhvilloj një proces tranzitor duke mos lënë askënd prapa, dhe duke sigurar sigurinë energjetike për vendin.

Analiza në fjalë së bashku me rekomandimet konkrete të integruara në të mund t’i gjeni duke lexuar të plotë analizën në këtë vegëz: https://indep.info/wp-content/uploads/2023/03/ETI_KOSOVO_Albanianpdf.pdf

Ky punim është publikuar me mbështetjen e Rockefeller Brothers Fund. Përmbajtja e këtij dokumenti, duke përfshirë opinionet e shprehura, jo domosdoshmërisht reflektojnë ato të donatorëve të INDEP, stafit të tyre, bashkëpunëtorëve apo Bordit.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Email