Praktika premtuese dhe rëndësia e pastrimit dhe riciklimit

Për Ditën Botërore të Pastrimit, OJQ PACT organizoi aktivitetin për pastrimin dhe reciklimin e gomave të hedhura në Parkun e Gërmisë në Prishtinë.

Anëtarët e OJQ PACT përfshirë vullnetarët mblodhën goma tëtë hedhura në një deponi ilegale në Parkun e Gërmisë. Një ditë më herët aktivistët janë angazhuar në pastrimin e vendndodhjes së mbeturinave dhe gomat e mbledhura janë ricikluar në një mënyrë inovative duke i ri-destinuar gomat e vjetra në vazo për lule.

Ky aktiviteti mund të shërbej edhe për ta rritur ndërgjegjësimin e qytetarëve për pastrimin e mjedisit dhe në riciklimin e mbeturinave, duke i ri-destinuar ato në një mënyrë krijuese dhe të qëndrueshme.

Rëndësia e pastrimit dhe gjithashtu e riciklimit tregohet përmes një modeli të ‘mini kopshteve për lule’. Këto mini-kopshte kërkojnë më pak ujë, pleh dhe bëhet një kontrollim më i mirë i barërave të këqija. Poashtu gomat thithin nxehtësinë e diellit dhe toka ngrohet më shpejtë.

Ky aktivitet është organizuar në kuadër të projektit SideStep i cili zbatohet në kuadër të HumanRightivism, mbështetur nga Ambasada Suedeze në Prishtinë. organizoi aktivitetin për pastrimin dhe reciklimin e gomave të hedhura në Parkun e Gërmisë në Prishtinë.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Email