EC Ma Ndryshe ka filluar sesionet informuese për aktivizmin mjedisor

EC ka takuar sot nxënësit e shkollës së mesme e lartë teknike “11 Marsi” në Prizren me qëllim të informimit të tyre mbi rëndësinë dhe mënyrat e aktivizmit për mbrojtjen e mjedisit. Gjithashtu gjatë këtij takimi është prezentuar puna dhe projektet e EC, në veçanti projekti “Human Rightivism”.

Ky aktivitet mbështetet nga Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar, (Sida) përmes Programit të saj “Human Rightivism” që implementohet nga Community Development Fund – CDF.

Community Development Fund – CDF
Embassy of Sweden in Pristina
HumanRightivism

A i dini përfitimet e mbjelljes së pemëve?

A i dini përfitimet nga mbjellja e pemëve?
Pemët urbane mund të ndihmojnë në zbutjen e disa prej ndikimeve negative dhe pasojave sociale të urbanizimit. Pemët ndihmojnë në uljen e emetimeve të karbonit duke ndihmuar në ruajtjen e energjisë. Vendosja e pemëve rreth ndërtesave mund të zvogëlojë nevojën për kondicioner të ajrit deri më 30 % dhe mund të ulë faturat e ngrohjes gjatë dimrit deri në 50 %.
Këtu janë disa mënyra të cilat kontribuojnë për t`i bërë qytetet të qëndrueshme.