Ligjeratë me nxënës për problemet mjedisore

Organizata PEN Sot e mbajti ligjëratën me nxënësit e gjimnazit “Hivzi Sulejmani” në Fushë Kosovë.

Nxënësit e kësaj shkolle mësuan më shumë rreth tokës dhe problemeve mjedisore, ajrin, ujin, dhe energjinë e ripërtëritshme.

Rëndësia e Menaxhimit të Ciklit të Projektit

Me qëllim që të përmirësohet cilësia e formulimit dhe e menaxhimit të projekteve, Komisioni Evropian e ka lansuar në vitet e ’90 të shekullit 20, konceptin e menaxhimit të ciklit të projekteve. Po ashtu ky koncept ka të bëjë edhe me rritjen e efektivitetit të ndihmave që i ofrojnë donatorët.

Në bazë të vlerësimeve që janë bërë nga OECD, është konstatuar se në shumë vende evropiane, anëtare të OECD, projektet gjatë zhvillimit të tyre janë menaxhuar dobët dhe në këtë rast janë identifikuar disa shkaqe kryesore:

 Përgatitje dhe planifikim i dobët i projekteve;

 Shumë projekte nuk kanë qenë relevante me kërkesat e përfituesëve të projekteve;

 Rreziqet e zbatimit të projekteve nuk janë marrë mjaftueshëm në konsideratë;

 Faktorët e qëndrueshmërisë së projekteve janë injoruar;

 Mësimet nga përvojat e kaluara shumë rrallë janë përdorë për përmirësimin e projekteve në të ardhmen.

Matjet e cilësisë së ajrit përgjatë javës

Në kuadër të projektit “Youth Care for Kosovo” aktivistët/et tanë/tona bënë matje të cilësisë së ajrit edhe këtë javë në komunën e Prishtinës, Fushë Kosovës, Obiliqit, Drenasit dhe Hanit të Elezit.

Si t’i lexoni të dhënat?
AirBeam:
0-12 = I mirë
13-35 = I favorshëm
36-55 = I dobët
56-150 = Shumë i dobët.

Dylos:0.5 > micron
0-75 = I shkëlqyeshëm
75- 150 = Shumë i mirë
150-300 = I mirë
300-1050 = I favorshëm
1050-3000 = I dobët
3000+ = Shumë i dobët

Projekti ndërkufitar “Kapërcim i Gjelbër – Drejt ekonomisë së gjelbër vendore përmes investimeve inteligjente

Në kuadër të projektit “Kapërcimi i Gjelbër” në emsionin e mëngjesit Ora 7 në RTSH2, ishin përfaqësuesit e organizatave partnere të #BGF në implementimin e projektit, Lira Hakani, Koordinatore Projekti (Qendra EDEN/ EDEN Center) dhe Ing.pyjeve Selim Lisha (Bashkia HAS).

Gjatë emisionit, ata prezantuan qëllimin, grupet e synuar dhe ecurinë e ndërhyrjeve të deritanishëm të ndërmarra në kuadër të projektit, në Bashkinë Has.

Projekti ndërkufitar “Kapërcim i Gjelbër – Drejt ekonomisë së gjelbër vendore përmes investimeve inteligjente”, mbështetur nga European Union in Albania, është duke u zbatuar në Shqipëri nga Qendra EDEN/ EDEN Center dhe Bashkia HAS, dhe në Kosovë nga BalkanGreenFoundation (organizata drejtuese) dhe Komuna Klinë.

Cilat janë karakteristikat bazë të zhvillimit të një projekti?

Zhvillimi i projekteve duhet të bazohet në disa karakteristika kryesore të cilat e bëjnë të sukses shëm një projekt të caktuar. Këtu është me rëndësi edhe përmbajtja e projektit, organizimi i tij dhe metodo logjjia e zhvillimit dhe e menaxhimit të tij. Por cilat janë karakteristikat ose parimet kryesore që duhet ndjekur një zhvillues dhe menaxhues i projekteve? Ato janë:

Përfshirja. Secili qytetar dhe secila organizatë ka të drejtë të jetë i përfshirë dhe të jep kontributin e vet në përmirësimin e mirëqenjës së qytetarëve dhe të vendit të vet.

Partneriteti. OJQ – të duhet ta planifikojnë punën e tyre mbi baza të bashkëpunimit me palët e shumta të interesit dhe në veçanti në bashkëpunim dhe partneritet me komunat. Suksesi i një OJQ – je dhe i një projekti varet shumë nga shkalla e bashkëpunimit me partner të ndryshëm që kanë të bëjnë me mbrojtjen dhe përparimin e mjedisit jetësor.

Zbatueshmëria. Secila OJQ, kur të filloj ta zhvilloj një projekt, duhet ta analizojë mirë se cila do të jetë përmbajtja e projektit, cilat do të jenë rezultatet e arritura të projektit, cilat do të jenë dobia e qytetarëve dhe e vetë OJQ – së, kend duhet ta përfshijë në punën e saj, për ta vlerësur me saktësi se sa i zbatueshëm do të jetë projekti për mbrojtjen dhe përmirësimin e mjedisit jetësor.

Promovimi. OJQ – të duhet të janë të interesuara që t’i informojnë palët e ndryshme të interesit se janë duke bërë punë të vlefshme për interesin publik. Matja e performancës së komunave dhe matja e kënaqshmërisë së qytetarëve mund të përdoret si mjet i rëndësishëm për t’ i bindur institucionet vendore dhe qëndrore, si dhe grupet e interesit dhe qytetarët se OJQ – të e caktuara po bëjnë punë të mira në interes të qytetarëve.

Efektiviteti. Njëri ndër parimeet kryesore të suksesit të një OJQ – je dhe i një projekti është që të kuptojmë se rezultatet e arritura ( produkti i punës) janë në përputhje të plotë me kërkesat e qytetarëve dhe me objektivat e OJQ – së përkatëse. Përgjigja në pyetjen se: “a jemi duke bërë punën e duhur”, e sqaron më së miri përkufizimin për efektivitetin. Nëse jemi duke e bërë punën e duhur, në orientimin e duhur dhe në kohën e duhur, atëherë mund të themi se jemi efektiv.

Efikasiteti. Efikasiteti është procesi apo shkalla që tregon se shërbimet janë ofruar sipas kërkesave dhe me kosto minimale të burimeve. Përgjigja në pyetjen se: “a jemi duke bërë gjëra të duhura me mjetet e duhura”, e sqaron më së miri përkufizimin e efikasitetit. Nëse jemi duke bërë punë të duhura dhe me burime të duhura (rracionale), atëherë jemi efikas.

Cilësia. OJQ-të duhet ta kenë për qëllim, përpos ofrimit të bollshëm të shërbimeve edhe ofrimin sa më cilësor të tyre. Ofrimi cilësor i shërbieve është i lidhur shumë me shkallën e burimeve financiare, njerëzore dhe teknike. Sot në botë është duke u rrezikuar cilësia e shërbimeve në favor të shkurtimit të shpenzimeve. Megjithatë një shërbim është cilësor kur ai i plotëson kërkesat dhe pritjet e konsumato – rëve apo të qytetarëve, pa i shkelur dispozitat ligjore dhe pa e dëmtuar mjedisin e jetësor.

Siguria/qëndrueshmëria. Ndryshimet sjellin paqëndrueshmëri dhe pasiguri. Ndryshimet duhet menaxhuar për të siguruar qëndrueshmëri. Nuk duhet lejuar që ndryshimet politike, ekonomike etj. të krijojnë mjedis të paqëndrueshëm për OJQ – të dhe për zbatimin e projekteve! Me siguri nënkuptojmë shëndetin e përgjithshëm të organizatës dhe të mjedisit të punës për punëtorët e saj. Sa më i shëndetshëm që të jetë mjedisi i një organizate apo institucioni aq më e sigurtë është ajo për njerëzit e saj dhe anasjelltas.

Suksesi. Secilia OJQ dhe secili njeri, me punën e vetë, synon të jetë i suksesshëm! Sukses është arritja e rezultateve të planifikuara të punës së juaj. Suksesi është kushti themelor për ekzistencën e një organizate, andaj që të ekzistoni duhet të jeni i sukseshëm. Që të jeni të sukseshëm duhet t’i zbatoni zhvilloni dhe zbatoni projektet e juaja të punës në mënyrë profesionale.

Përfshirja. Secili qytetar dhe secila organizatë ka të drejtë të jetë i përfshirë dhe të jep kontributin e vetë/saj në përmirësimin e mirëqenjës së tij/saj dhe të vendit të vetë e më gjerë. Partneriteti . OJQ – të duhet ta planifikojnë punën e tyre mbi baza të bashkëpunimit me palët e shumta të interesit dhe në veçanti në bashkëpunim dhe partneritet me komunat. Suksesi i një OJQ – je dhe i një projekti varet shumë nga shkalla e bashkëpunimit me partner të ndryshëm që kanë të bëjnë me mbrojtjen dhe përparimin e mjedisit jetësor. Zbatueshmëria. Secila OJQ, kur të filloj ta zhvilloj një projekt, duhet ta analizojë mirë se cila do të jetë përmbajtja e projektit, cilat do të jenë rezultatet e arritura të projektit, cilat do të jenë dobia e qytetarëve dhe e vetë OJQ – së, kend duhet ta përfshijë në punën e saj, për ta vlerësur me saktësi se sa i zbatueshëm do të jetë projekti për mbrojtjen dhe përmirësimin e mjedisit jetësor. Promovimi . OJQ – të duhet të janë të interesuara që t’i informojnë palët e ndryshme të interesit se janë duke bërë punë të vlefshme për interesin publik. Matja e performancës së komunave dhe matja e kënaqshmërisë së qytetarëve mund të përdoret si mjet i rëndësishëm për t’ i bindur institucionet vendore dhe qëndrore, si dhe grupet e interesit dhe qytetarët se OJQ – të e caktuara po bëjnë punë të mira në interes të qytetarëve. Efektiviteti. Njëri ndër parimeet kryesore të suksesit të një OJQ – je dhe i një projekti është që të kuptojmë se rezultatet e arritura ( produkti i punës) janë në përputhje të plotë me kërkesat e qytetarëve dhe me objektivat e OJQ – së përkatëse. Përgjigja në pyetjen se: “a jemi duke bërë punën e duhur”, e sqaron më së miri përkufizimin për efektivitetin. Nëse jemi duke e bërë punën e duhur, në orientimin e duhur dhe në kohën e duhur, atëherë mund të themi se jemi efektiv. Efikasiteti. Efikasiteti është procesi apo shkalla që tregon se shërbimet janë ofruar sipas kërkesave dhe me kosto minimale të burimeve. Përgjigja në pyetjen se: “a jemi duke bërë gjëra të duhura me mjetet e duhura”, e sqaron më së miri përkufizimin e efikasitetit. Nëse jemi duke bërë punë të duhura dhe me burime të duhura (rracionale), atëherë jemi efikas. Cilësia. OJQ – të duhet ta kenë qëllim, përpos ofrimit të bollshëm të shërbimeve edhe ofrimin sa më cilësor të tyre. Ofrimi cilësor i shërbieve është i lidhur shumë me shkallën e burimeve financiare, njerëzore dhe teknike. Sot në botë është duke u rrezikuar cilësia e shërbimeve në favor të shkurtimit të shpenzimeve. Megjithatë një shërbim është cilësor kur ai i plotëson kërkesat dhe pritjet e konsumato – rëve apo të qytetarëve, pa i shkelur dispozitat ligjore dhe pa e dëmtuar mjedisin e jetësor. Siguria – qëndrueshmëria. Ndryshimet sjellin paqëndrueshmëri dhe pasiguri. Ndryshimet duhet menaxhuar për të siguruar qëndrueshmëri. Nuk duhet lejuar që ndryshimet politike, ekonomike etj. të krijojnë mjedis të paqëndrueshëm për OJQ – të dhe për zbatimin e projekteve! Me siguri nënkuptojmë shëndetin e përgjithshëm të organizatës dhe të mjedisit të punës për punëtorët e saj. Sa më i shëndetshëm që të jetë mjedisi i një organizate apo institucioni aq më e sigurtë është ajo për njerëzit e saj dhe anasjelltas. Suksesi . Secilia OJQ dhe secili njeri, me punën e vetë, synon të jetë i suksesshëm! Sukses është arritja e rezultateve të planifikuara të punës së juaj. Suksesi është kushti themelor për ekzistencën e një organizate, andaj që të ekzistoni duhet të jeni i sukseshëm. Që të jeni të sukseshëm duhet t’i zbatoni zhvilloni dhe zbatoni projektet e juaja të punës në mënyrë profesionale.

INDEP starton me Klubin e Objektivëve të Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZhQ-ve) dedikuar 38 komunave të Kosovës

Në kuadër të projektit “Integrimi i Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZhQ-ve) në Proceset e Dialogut në Nivelin Komunal të Kosovës”, INDEP ka filluar me mbajtjen e sesioneve të para si pjesë e Klubit të OZhQ-ve në Kosovë.

Klube të tilla mbahen kudo nëpër botë dedikuar target grupeve të ndryshme, ndërkaq INDEP ka dizajnuar Klubin konkretisht për zyrtarët komunal të cilët për 2 ditë me rradhë do të fitojmë më shumë njohuri mbi OZhQ-të dhe Agjendën 2030.Qëllimi kryesor i Klubit të OZhQ-ve është që të mbështesë 115 zyrtarë komunal nga të gjitha komunat e Kosovës në hartimin e procesit të dialogut për OZhQ-të dhe Agjendën 2030 dhe të inkurajojë dialogun mes akterëve kryesor të fushës duke mbledhur ata në një vend dhe të diskutohet mbi hapat e radhës që duhet ndërmarrë drejt avancimit të Agjendës 2030 në Kosovë.

Trajnimet dedikuar zyrtarëve komunal do të jenë të ndara në 2 sesione me anë të së cilave do të diskutohet mbi rolin e përfaqësuesve të nivelit komunal në nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm në komunat e tyre, bashkë me ngritjen e kapaciteteve të tyre kundrejt integrimit, monitorimit dhe raportimit të OZhQ-ve. Sesionet fillestare janë mbajtur gjatë ditës së sotme, ndërsa ato do të mirëpresin edhe shumë zyrtarë të tjerë komunal për 7 ditët e ardhshme.

INDEP po implementon këtë aktivitet si pjesë e projektit të financuar nga GIZ nëpërmjet Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë.

KOSOVA DHE SUEDIA FORCOJNË BASHKËPUNIMIN PËR MJEDISIN

Agjencitë Suedeze Mbrojtjen e Mjedisit dhe Agjencisë e Kosovës për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, do të fillojnë një bashkëpunim për tre vjet me mbështetjen financiare nga Ambasada Suedeze në Prishtinë.

Përmes bashkëpunimit të ngushtë, Agjencia Suedeze për Mbrojtjen e Mjedisit te Kosovës do të forcojë aftësinë e Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të për të zbatuar legjislacionin mjedisor në sektorin e ujit, klimës dhe ndotjes së ajrit. Bashkëpunimi do ta përgatisë Kosovën për t’i bërë të dhënat mjedisore me përparësi të arritshme lehtësisht në përputhje me acquis të BE-së për qëllimin afatgjatë të pranimit në BE.

“Kosova po përballet me disa sfida mjedisore, dhe megjithëse këto janë probleme në lidhje me tërë popullatën, njerëzit e varfër dhe të margjinalizuar shpesh preken më negativisht. Ne jemi të lumtur që forcojmë bashkëpunimin tonë me autoritetet e Kosovës për të luftuar këto sfida ”, thotë Nasrin Pourghazian Shef i Bashkëpunimit për Zhvillim në Ambasadën Suedeze në Prishtinë.

Projekti do të fillojë në janar 2021 dhe do të vazhdojë deri në fund të vitit 2023 me një buxhet prej 9 milion SEK.

Shtegu i biçikletave Via Dinarica

Rinovimi i shtegut tematik në Rekë të Allages, Rugove përgjatë shtegut të biçikletave në Via Dinarica po përfundon falë programit ndër-kufitar me financim nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri dhe bashkëfinancimit nga Komuna e Pejës. Më shumë informacion do të ju japim në ditët në vijim.

Matjet e cilësisë së ajrit

Në kuadër të projektit “Youth Care for Kosovo” aktivistët/et tanë/tona bënë matje të cilësisë së ajrit edhe këtë javë në komunën e Prishtinës, Fushë Kosovës, Obiliqit, Hanit të Elezit dhe Drenasit.
Këto matje do vazhdojnë të bëhen cdo javë !

Si t’i lexoni të dhënat?
AirBeam:
0-12 = I mirë
13-35 = I favorshëm
36-55 = I dobët
56-150 = Shumë i dobët

Dylos:
0-75 = I shkëlqyeshëm
75- 150 = Shumë i mirë
150-300 = I mirë
300-1050 = I favorshëm
1050-3000 = I dobët
3000+ = Shumë i dobët

Community Development Fund – CDF / Embassy of Sweden in Pristina / HumanRightivism

Aktivitet: Trajnim me OJQ-të për Menaxhimin e Ciklit të Projektit

Menaxhimi i Cikit të Projektit

Sot me 2 nëntor, 2020, Ojq PACT përfundoi trajnimin me temën: Menaxhimi i Ciklit të Projektit. Pjesëmarrës në trajnim ishin përfaqësues të organizatave jo qeveritare. Në kuadër të trajnimit u shtjelluan tematika specifike në kuadër të ciklit të projektit si dhe mjete relevante në zhvillimin e projekteve sic është Korniza Logjike e Veprimit.

Siç është planifikuar, bazuar në kapacitetet dhe nevojat e identifikuara të shoqërisë civile, ndërtimi i vazhdueshëm i kapaciteteve do të mundësojë ndjekjen e trajnimeve në temat lidhur me Menaxhimin e Ciklit të Projektit planifikimi përmes kornizës logjike, shkrimi i propozimit të projektit dhe raportimi, aktivitete të cilat do të zhvillohen në kuadër të zbatimit të projektit SideStep të zhvilluar nga organizata PACT (Partners in Action).