Green Talks – Biseda të gjelbra

EC Ma Ndryshe ka vazhduar serinë e debateve “Green Talks – Biseda të gjelbra”, qëllimi i të cilave është nxitja e debatit për mjedis mes nxënësve të shkollave dhe përfaqësuesve të institucioneve, duke i dhënë hapësirë të dyja palëve të njoftohen lidhur me idetë dhe angazhimet e njëri-tjetrit me fokus çështjet mjedisore.

Kësaj radhe, debati është mbajtur në komunën e Ferizajt, ku të pranishëm kanë qenë koordinatori i sektorit të rinisë z. Flamur Sallahu, drejtori i arsimit z. Afrim Llabjani dhe nxënësit e mësimdhënësit nga shkollat fillore të mesme të ulëta ‘Gjon Serreçi’, ‘Jeronim De Rada’, ‘Tefik Çanga’, dhe ‘Ahmet Hoxha’. Në debat i ftuar ka qenë nënkryetari i Komunës së Ferizajt z.Anton Gavazi, por i njëjti nuk ka mundur të jetë pjesë e debatit.
Takimi është organizuar duke i respektuar udhëzimet dhe rekomandimet kundër COVID-19 nga IKSHPK.

HumanRightivism
Embassy of Sweden in Pristina
Community Development Fund – CDF
EC Ma Ndryshe

Fillimi i punëve në zbatimin e projektit ‘Kopshti Vertikal’ në Prishtinë

Më 30 Mars, u bë inaugurimi i punëve në projektin e ‘Kopshti Vertikal’, bashkëpunim në mes të Fondit për Zhvillim Komunitar (CDF) dhe Komunës se Prishtinës.

Projekti synon ri-vitalizimin e zonave të braktisura, reduktimin e nxehtësisë urbane dhe rritjen e biodiversitetit në zonën e lagjes Dardania-tek rreth-rrotullimi në Prishtinë.

Projekti financohet nga Komuna e Prishtinës dhe Fondi për Zhvillim Komunitar (CDF) përmes Programit ‘HumanRightivism’ i përkrahur nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar.

Community Development Fund – CDF

Embassy of Sweden in Pristina

“Biseda e gjelbër – Green Talk” në qytetin e Gjakovës

Më 18 Mars, ditën botërore të riciklimit, EC Ma Ndryshe organizoj debatin për mjedisin në qytetin e Gjakovës. Pjesëmarës në debat ishte kryetari i komunës, z.Ardian Gjini, zyrtari mjedisor, z. Fatos Deda, dhe nxënësit e mësimdhënësit nga shkollat fillore ‘Emin Duraku’, ‘Fehmi Agani’, ‘Yll Morina’ dhe ‘Mazllum Këpuska’.

Në fillim të debatit, Meral Bakiq nga EC prezentoj punën e organizatës, projektin në kuadër të të cilit u organizua ky aktivitet, dhe qëllimin e realizimit të aktiviteteve të tilla.

Në fjalën e tij z. Gjini theksoj se Gjakova ka problem me menaxhimin e mbeturinave por që po punohet në zvogëlimin e numrit të deponive dhe përmirësimin e trajtimit të tyre. Sa i përket gjelbrimit, u tha se në tri vitet e fundit, qeveria komunale ka mbjellë rreth 12 mijë fidane dhe se do të vazhdojë me këtë praktikë edhe më tutje. Për projektet e përgjithshme në fushën e mjedisit u përmend pastrimi i qendrës transfer, projekti i kolektorit dhe impiantit të ujërave të zeza që do të finalizohen në verë të këtij viti dhe projekti i rrjetit të kanalizimit.

Në vijim, u prezantuan aktivitetet e shkollave në fushën e mjedisit ku u përmend ekzistenca e klubeve të gjelbërta në të katër shkollat, projektet për riciklim, aksionet e pastrimit, pasurimi i shkollave me shporta, ulëse dhe kubëza, gjelbërimi me mbjellje të fidaneve dhe shënimi i ditëve të mjedisit me aktivitete nga më të ndryshmet. Poashtu nxënësit shfrytëzuan rastin që, para zyrtarëve komunal, të prezentojnë shqetësimet kryesore që kanë rreth mjedisit ku u përmendën ndërtesat pa leje, rritja e numrit të veturave, mbeturinat përreth objekteve shkollore, dëmtimet e hapësirave të gjelbra dhe mungesa e gjobave për dëmet e shkaktuara në mjedis.

Takimi është realizuar duke respektuar masat e përcaktuara nga IKSHPK

HumanRightivism
Community Development Fund – CDF
Embassy of Sweden in Pristina
EC Ma Ndryshe

EC-i vazhdon serinë e debateve “Green Talks – Biseda të gjelbra”

EC Ma Ndryshe ka vazhduar serinë e debateve “Green Talks – Biseda të gjelbra”, qëllimi i të cilave është nxitja e debatit për mjedis mes nxënësve të shkollave dhe përfaqësuesve të institucioneve si dhe njoftimi i të dy palëve me angazhimet e njëri tjetrit, me fokus çështjet mjedisore.

Këtë herë debati është mbajtur në qytetin e Lipjanit, ku kanë marrë pjesë nënkryetari i komunës së Lipjanit, z.Fauz Xhemajli, si dhe nxënësit dhe mësimdhënësit nga Shkollat Fillore të Mesme të Ulëta: “Dy dëshmorët”, “Emin Duraku”, “Ismail Luma” dhe “Vëllezërit Frashëri”.

Në fillim të këtij takimi është prezantuar projekti në kuadër të të cilit organizohet ky aktivitet nga Nora Simitçiu-EC Ma Ndryshe, sikurse edhe qëllimi i realizimit të aktiviteteve të tilla. hulumtimeve mjedisore.

Pastaj para nënkryetarit, përfaqësues të shkollave prezente kanë paraqitur aktivitetet me të cilat angazhohen ata. Nxënësit kanë njoftuar për angazhimin e tyre përmes të cilit kanë kontribuar në realizimin e aksioneve të pastrimit dhe aksioneve të mbjelljes, ndërhyrjet në oborre të shkollës përmes materialeve të riciklueshme, funksionalizimin e shportave “Smart bin” dhe të ngjashme. Megjithatë nxënësit i kanë vlerësuar si të pamjaftueshme intervenimet e deritanishme duke e pasur parasysh kapacitetin e shkollave. Ata gjithashtu kanë adresuar çështjen e mungesës së hapësirave të shfrytëzueshme të gjelbra brenda oborreve të shkollave të tyre dhe kanë shfaqur kërkesat për pasurimin me gjelbrim të disa zonave të caktuara. Poashtu nga nxënësit është kërkuar edhe shtimi i inventarit urban për të rritur komoditetin dhe shfrytëzueshmërinë e hapësirave të përbashkëta me theks të veçantë krijimin e këndeve të lodrave brenda hapësirave të oborrit të shkollës.

Në anën tjetër nënkryetari i Komunës z. Xhemajli ka njoftuar të pranishmit për aktivitetet dhe projektet aktuale të Komunës. Ai ka theksuar se Komuna e Lipjanit ka qenë shumë mbështetëse ndaj iniciativave të shumta, si: intervenime në parqe e mbjellje të fidaneve. Përfaqësuesi i Komunës njëkohësisht tha se do të vazhdojë të mbështesë kërkesat e qytetarëve sepse ato janë të duhura dhe të mirëseardhura për Komunën e Lipjanit dhe se janë të hapur për planifikim të përbashkët e për ndonjë kërkesë tjetër bashkëpunimi që mund të dalë në të ardhmen nga këto shkolla.

Takimi është realizuar duke respektuar masat e përcaktuara nga IKSHPK.

Ligjeratë me nxënës për problemet mjedisore

Organizata PEN Sot e mbajti ligjëratën me nxënësit e gjimnazit “Hivzi Sulejmani” në Fushë Kosovë.

Nxënësit e kësaj shkolle mësuan më shumë rreth tokës dhe problemeve mjedisore, ajrin, ujin, dhe energjinë e ripërtëritshme.

Rëndësia e Menaxhimit të Ciklit të Projektit

Me qëllim që të përmirësohet cilësia e formulimit dhe e menaxhimit të projekteve, Komisioni Evropian e ka lansuar në vitet e ’90 të shekullit 20, konceptin e menaxhimit të ciklit të projekteve. Po ashtu ky koncept ka të bëjë edhe me rritjen e efektivitetit të ndihmave që i ofrojnë donatorët.

Në bazë të vlerësimeve që janë bërë nga OECD, është konstatuar se në shumë vende evropiane, anëtare të OECD, projektet gjatë zhvillimit të tyre janë menaxhuar dobët dhe në këtë rast janë identifikuar disa shkaqe kryesore:

 Përgatitje dhe planifikim i dobët i projekteve;

 Shumë projekte nuk kanë qenë relevante me kërkesat e përfituesëve të projekteve;

 Rreziqet e zbatimit të projekteve nuk janë marrë mjaftueshëm në konsideratë;

 Faktorët e qëndrueshmërisë së projekteve janë injoruar;

 Mësimet nga përvojat e kaluara shumë rrallë janë përdorë për përmirësimin e projekteve në të ardhmen.

Matjet e cilësisë së ajrit përgjatë javës

Në kuadër të projektit “Youth Care for Kosovo” aktivistët/et tanë/tona bënë matje të cilësisë së ajrit edhe këtë javë në komunën e Prishtinës, Fushë Kosovës, Obiliqit, Drenasit dhe Hanit të Elezit.

Si t’i lexoni të dhënat?
AirBeam:
0-12 = I mirë
13-35 = I favorshëm
36-55 = I dobët
56-150 = Shumë i dobët.

Dylos:0.5 > micron
0-75 = I shkëlqyeshëm
75- 150 = Shumë i mirë
150-300 = I mirë
300-1050 = I favorshëm
1050-3000 = I dobët
3000+ = Shumë i dobët