BE-ja dhe Gjermania mbështesin Kosovën me 49 milionë euro për menaxhimin e mbeturinave

Zyra e BE-së në Kosovë në bashkëpunim me Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH, Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe Asociacionin e Komunave të Kosovës, kanë shënuar përfundimin e një projekti trevjeçar kushtuar përmirësimit të menaxhimit të mbeturinave të ngurta në Kosovë dhe prezantuan aktivitetet e reja të nisura në këtë sektor. Gjithashtu… Continue reading BE-ja dhe Gjermania mbështesin Kosovën me 49 milionë euro për menaxhimin e mbeturinave

Shenjëzimi i zonave të mbrojtura

Parku Kombëtarë SharriShenjëzimi i zonave të mbrojtura Tabela informuese për Rezervatin Strikt ”BREDHIKU”, realizuar në kuadër të aktivitetetit ”Rritja e ndërgjegjësimit për zonat e mbrojtura”, në kuadër të bashkëpunimit të Drejtorisë për Administrimin e Parkut Kombëtarë ”Sharri”, WWF, Ambasadës Suedeze dhe OJQ ”FINCH”.

Mbi 200 thasë mbeturina largohen në grykën e Rugovës

Së bashku me vullnetarët, punëtorët e Kompanisë Regjionale të Mbeturinave “Ambienti”, ekipin nga Parku Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” dhe me Aktivist Mjedisor vendas dhe të huaj, organizata Let’s do it Kosova kanë pastruar deponinë e mbeturinave në afërsi të Bogës në Rugovë. Ju bëhet thirrje të gjithë vizitorëve të Rugovës, banorëve dhe bizneseve lokale atje,që… Continue reading Mbi 200 thasë mbeturina largohen në grykën e Rugovës

Praktikë premtuese: Një milion pemë do të mbillen

Gjelbërimi i mjedisit krijon ajër më të pastër, zona urbane më të freskëta dhe mendje më paqësore. UNDP Kosova mbështet institucionet në këtë iniciativë madhështore, duke pritur me padurim që të mbledhë diasporën përmes financimit të shumtë për ta bërë Kosovën më të gjelbër!

Praktika premtuese: Tregimi i Rinorës

Ndiqeni tregimin e Rinorës, jeta e së cilës bazohet në promovimin e parimeve më të larta të të jetuarit qëndrueshëm. ♻️ EkonomiaQarkore https://fb.watch/g5hhu4xUey/

BE aksion pastrimi në liqenin e Badovcit, Szunyog thirrje për një ambient me të pastër

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë së bashku me GIZ Kosovën, Ambasadorët e Rinj Evropian, dhe PAMKOS organizuan të premten një aktivitet për pastrimin e Liqenit të Badovcit. Në këtë aksion për mbledhjen e mbeturinave ka marrë pjesë edhe ambasadori i BE-së, Tomas Szunyog, i cili bëri thirrje qytetarëve për përkushtim dhe angazhim maksimal për… Continue reading BE aksion pastrimi në liqenin e Badovcit, Szunyog thirrje për një ambient me të pastër

Praktika premtuese: Impianti i ngrohjes me biomasë në Gjakovë, qytete tjera po e shqyrtojnë po ashtu këtë alternativë

Një impiant i ngrohjes me biomasë ka zëvendësuar sistemin 40-vjeçar të bazuar në naftë në rrethinën e Gjakovës dhe tani po gjeneron energji të pastër dhe të gjelbër gjatë gjithë kohës. Kjo është një risi në Ballkan dhe model për rajonin. Në periferi të Gjakovës, qytet me 40,000 banorë, impianti i parë i ngrohjes me… Continue reading Praktika premtuese: Impianti i ngrohjes me biomasë në Gjakovë, qytete tjera po e shqyrtojnë po ashtu këtë alternativë

“Ripërdor dhe krijo” – ulëse dhe tavolina të improvizuara nga druri dhe plastika

EC Ma Ndryshe në bashkëpunim me OJQ “Activism Roots” ka shënuar “Javën e Rinisë” në qytetin e Gjakovës. Gjatë këtij aktiviteti në Parkun e Qytetit është intervenuar me ulëse dhe tavolina të improvizuara nga druri dhe plastika, ku të rinjtë pjesëmarrës patën mundësinë të ndihmonin gjatë ndërtimit të tyre. Ky intervenim vjen si ide nga… Continue reading “Ripërdor dhe krijo” – ulëse dhe tavolina të improvizuara nga druri dhe plastika

Ulëse eko-miqësore në Qendrën Historike të Prizrenit

EC ka vendosur disa ulëse-vazo rrethore me drunj të cilat do të krijojnë oaza gjelbërimi në hapësira publike në afërsi të sheshit “Shadërvan”. Qëllimi i vendosjes së tyre është shtimi i gjelbërimit, mobiliarit urban si dhe parandalimi i parkimit të veturave në trotuare. Këto ulëse do të shërbejnë edhe për socializimin e atyre që do… Continue reading Ulëse eko-miqësore në Qendrën Historike të Prizrenit

Praktikë premtuese përmes vullnetarizmit

Rasti i Evelien van der Kooi është një model dhe një aktivizëm premtues për punë vullnetare në mesin e aktivistëve mjedisorë në Kosovë dhe më gjerë. Deri më tani, faqja e internetit e menaxhuar nga Evelien – Sustainable Living Kosovo ka publikuar 25 artikuj, 37 postime në Instagram dhe shumë histori të përditshme në Instagram.… Continue reading Praktikë premtuese përmes vullnetarizmit