BE aksion pastrimi në liqenin e Badovcit, Szunyog thirrje për një ambient me të pastër

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë së bashku me GIZ Kosovën, Ambasadorët e Rinj Evropian, dhe PAMKOS organizuan të premten një aktivitet për pastrimin e Liqenit të Badovcit.

Në këtë aksion për mbledhjen e mbeturinave ka marrë pjesë edhe ambasadori i BE-së, Tomas Szunyog, i cili bëri thirrje qytetarëve për përkushtim dhe angazhim maksimal për një ambient me të mirë në liqene.

Ambasadori Szunyog tha se qëllimi i këtij aksioni është që të rritet edhe ndërgjegjësimi për qytetarët se duhet të jenë të kujdesshëm kur ndalen pranë liqenit, ose kur ndalen në natyrë.

“Kjo është në fakt e premtja e cila është edhe dita e BE-së për pastrimin e plazheve, kështu që për fat të keq Kosova nuk ka plazhe detare, por ne megjithatë vendosëm ta bëjmë këtë projekt edhe në Kosovë, dhe jemi të lumtur që jemi tani këtu në liqenin e Badovcit për të pastruar në këtë pjesë buzë liqenit. Mendoj se është me të vërtetë një lloj aktiviteti i rëndësishëm, dhe jo vetëm për komunitetin lokal, dhe pastrimin e liqenit, por mendoj se është gjithashtu qëllimi ynë që të rrisim ndërgjegjësimin dhe ndoshta të informojmë më mirë njerëzit se duhet të jenë vërtet të kujdesshëm kur ndalen pranë liqenit, ose kur ndalen në natyrë, ata duhet t’i marrin mbeturinat me vete në shtëpitë e tyre dhe t’i hedhin ashtu siç duhet me kompanitë e pastrimit”, theksoi ambasadori Szunyog.

Po ashtu ambasadori Szunyog tha se Liqeni i Badovcit duhet mbajtur pastër edhe për një arsye tjetër, siç tha ai për rritjen e numrit të turistëve.

“Mendoj se është shumë e rëndësishme për Kosovën, sepse ka një natyrë të bukur dhe në më të bukurat që kam parë në Evropë, por duhet pastruar dhe gjithashtu duhet mbajtur pastër. Sepse, ju e dini, nëse doni të rrisni numrin e turistëve që vijnë dhe të rrisni llojin e biznesit turistik, natyra duhet të mbrohet mirë”, tha ai.

Drejtoresha ekzekutive në Asociacionin për Mbrojtjen dhe Pastrimin e Mjedisit të Kosovës – Pamkos, Merlina Beu-Muçaj tha se aktiviteti ka për qëllim rritjen e vetëdijesimit të qytetarëve për ruajtjen, kujdesin mjedisor në hapësirat e resurseve ujore, të cilat janë të nevojshme për qytetarët.

“Në kuadër të aktivitetit i cili zhvillohet nga BE-ja dhe GIZ-it me partner të nivelit lokal, është duke u bërë këtu një aktivitet për pastrimin e liqenit të Badovcit, i cili ka për qëllim të motivojë të gjithë njerëzit që e duan mjedisin për mirëmbajtjen dhe kujdesin mjedisor sidomos në hapësirat e resurseve ujore, të cilat janë të nevojshme për qytetarët”, theksoi ajo.

Për kundër që sot mori mot me shi, aktivistët vullnetarë mblodhën dhjetëra thasë mbeturina nga Liqeni i Badovcit. Pjesë e këtij aktivitetit ishin edhe kompania Green Art Center Prishtina(GAC) dhe kompania “Pastrimi” Prishtinë. /KP/Telegrafi/ 

Praktika premtuese: Impianti i ngrohjes me biomasë në Gjakovë, qytete tjera po e shqyrtojnë po ashtu këtë alternativë

Një impiant i ngrohjes me biomasë ka zëvendësuar sistemin 40-vjeçar të bazuar në naftë në rrethinën e Gjakovës dhe tani po gjeneron energji të pastër dhe të gjelbër gjatë gjithë kohës. Kjo është një risi në Ballkan dhe model për rajonin.

Në periferi të Gjakovës, qytet me 40,000 banorë, impianti i parë i ngrohjes me biomasë në Ballkan kohët e fundit filloi të prodhojë ngrohje dhe furnizim të kufizuar me energji elektrike për 2,000 familje, institucione publike dhe biznese.

Objekti është i teknologjisë së lartë për ngrohje dhe energji. Njësia, e cila filloi të funksionojë në fillim të këtij viti, funksionon tërësisht në një nga burimet më të bollshme të energjisë në rajon: biomasa e mbetur, në formën e mbetjeve të biodegradueshme si krasitjet e hardhisë dhe mbetjet e drurit.

Bashkimi Evropian dhe komuna e Gjakovës financuan fabrikën në shumën prej 15 milionë euro (afërsisht 15 milionë dollarë). Me këto para u blenë dy kalldaja me ngrohje, të cilat në thelb janë furra, dhe një turbinë me avull të kombinuar me nxehtësi dhe fuqi. Ky i fundit e shndërron avullin në energji elektrike. Ndërkohë, Bashkëpunimi Ekonomik Zviceran po kontribuon me 5 milionë euro për zëvendësimin dhe rinovimin e rrjetit të ngrohjes në rrethinë.

Ngrohja e shtëpive, shkollave dhe spitaleve

Sistemi, i cili ishte tre vjet në përgatitje, do të funksionojë me kapacitet të plotë këtë dimër, duke siguruar 35% të qytetit me ngrohje.

Për më shumë:
https://kallxo.com/lajm/impianti-i-ngrohjes-me-biomase-ne-gjakove-qytete-tjera-po-e-shqyrtojne-po-ashtu-kete-alternative/

“Ripërdor dhe krijo” – ulëse dhe tavolina të improvizuara nga druri dhe plastika

EC Ma Ndryshe në bashkëpunim me OJQ “Activism Roots” ka shënuar “Javën e Rinisë” në qytetin e Gjakovës.

Gjatë këtij aktiviteti në Parkun e Qytetit është intervenuar me ulëse dhe tavolina të improvizuara nga druri dhe plastika, ku të rinjtë pjesëmarrës patën mundësinë të ndihmonin gjatë ndërtimit të tyre.

Ky intervenim vjen si ide nga nxënësit pjesëmarrës të Shkollave të Aktivizmit në Komunitet të organizuara nga EC.

Kjo ide po ashtu mbështetet edhe nga shqetësimi i dal nga hulumtimi “Hapësirat Publike Gjelbëruese në Gjakovë” i realizuar nga EC gjatë vitit 2021 me qytetarë të Gjakovës, ku 55% e qytetarëve kanë potencuar se ulëset nëpër parqe dhe hapësira publike nuk janë të mjaftueshme.

EC konsideron se hapësirat e publike janë pjesë të pandashme të një qyteti funksional, prandaj me anë të këtyre aktiviteteve provon që të nxisë idenë mbi ndryshimin e këtyre hapësirave në forma të ndryshme duke promovuar edhe ripërdorimin e plastikës si faktor të rëndësishëm për mbrojtjen e mjedisit.

Ulëse eko-miqësore në Qendrën Historike të Prizrenit

EC ka vendosur disa ulëse-vazo rrethore me drunj të cilat do të krijojnë oaza gjelbërimi në hapësira publike në afërsi të sheshit “Shadërvan”. Qëllimi i vendosjes së tyre është shtimi i gjelbërimit, mobiliarit urban si dhe parandalimi i parkimit të veturave në trotuare.

Këto ulëse do të shërbejnë edhe për socializimin e atyre që do ta frekuentojnë hapësirën, por edhe do ta gjallërojnë atë duke e bërë më funksionale.

Mungesa e hapësirave të gjelbërta ka një numër pasojash për komunitetin, prandaj duke e ditur rëndësinë e këtyre hapësira, EC do të kontribuoj në vazhdimësi për realizim të iniciativave të tilla, por njëkohësisht bën thirrje edhe tek qytetarët dhe institucionet për mirëmbajtje të tyre.

Praktikë premtuese përmes vullnetarizmit


Rasti i Evelien van der Kooi është një model dhe një aktivizëm premtues për punë vullnetare në mesin e aktivistëve mjedisorë në Kosovë dhe më gjerë.

Deri më tani, faqja e internetit e menaxhuar nga Evelien – Sustainable Living Kosovo ka publikuar 25 artikuj, 37 postime në Instagram dhe shumë histori të përditshme në Instagram. Në kohët moderne, shkëmbimi i informacionit në internet është një qasje komunikimi me ndikim, e cila i bashkon njerëzit me mendje të njëjtë në shkëmbimin e njohurive të tyre dhe në promovimin e aktivizmit mjedisor.

I urojmë një të ardhme të suksesshme dhe të frytshme Sustainable Living Kosovo dhe aktivistëve të tjerë me mendje të ngjashme që punojnë në rritjen e vetëdijes në mesin e shoqërisë civile në Kosovë për t’u angazhuar dhe për ta mbrojtur më tej vendin më të çmuar që na mundëson bashkëjetesën tonë, mjedisin tonë.

Vegëza:
https://linktr.ee/SustainableLivingKosovo

Praktika premtuese: Me vullnetarizëm t’i pastrojmë brigjet e lumit Nerodime

Vullnetarët për Atdhe të Pastër ditën e dielë me datë 29 maj 2022, organizojnë ngjarjen “T’i pastrojmë brigjet e lumit Nerodime”. Bashkëpunues në organizim dhe logjistikë janë Shoqëria Bjeshkatare Alpiniste “Kastrioti”@shbakastrioti, Shoqata “Jezerci” @shoqata.jezerci, Komuna e Ferizajt.

Bashkohuni me 29 maj ditën e dielë, ftoni miqtë dhe/apo familjen tuaj që së bashku me natyrëdashës nga e gjithë Shqiptaria të kujdesemi për natyrën të pastrojmë rreth brigjeve të lumit Nerodime, ta vizitojmë bifurkacionin e rrallë natyror dhe t’i shijomë pamjet e bukura nga ngjitja në rrënojat e Kalasë së Jezercit.

Mjaftojnë disa orë punë vullnetare së bashku që të sjellim ndikim të madh në shoqërinë tonë!

Hapësira për pastrim: Bashkimi i dy lumenjëve Nerodime, rr. Epopeja e Jezercit.
Lokacioni i pastrimit: https://goo.gl/maps/ArRxW1EM3VoKsJer5
Vend takimi i vullnetarëve: Hib Petrol, afër policisë në Ferizaj
Maps: https://goo.gl/maps/X2bdwohjS1e52jQd6
Takimi në ora: 09:00

!!! Të dashur natyrëdashës kush ka dëshirë të kontribuojë me shumë modeste për mbulimin e shpenzimeve të transportit të vullnetarëve nga Shqipëria dhe qytetet e tjera të Kosovës na kontaktoni…ju falenderojmë pafundësisht për përkrahjen tuaj!

Transporti
Ju njoftojmë në vazhdim…

Kontakt
Person kontakti për Ferizaj: Driton Ismani +38348594828
Person kontakti për të interesuarit nga Peja: Arianit Mula +38349851327
Person kontakti për Tiranë, Durrës: Klevisa Lamaj +355672037426

Këshilla
Mundohuni të merrni veshjen e duhur për punë! Çizme ose këpucë malesh dhe doreza.
Vullnetarëve u sigurohen qeset, ujë me bidona të mëdhenj për të shmangur plastikën.
*Kush ka shishe të ripërdorshme t’i marri me vete, meqenëse ne do të kemi vetëm bidona 7 litërsh në mënyrë që të zvogëlojmë përdorimin e plastikës nga vetë vullnetarët!
Ju lutem të gjithë vullnetarët që kanë dorezat nga aksionet e kaluara, t’i marrin me vete ato!

REGJISTROHU
Linku për regjistrim: https://forms.gle/v4D5Fgao29dipkRL9


Për t’u bërë pjesëmarrës në këtë aksion dhe për të lehtësuar organizimin e tij, ju ftojmë të regjistroheni në këtë formë.
Çdo pjesëmarrës duhet të aplikojë individualisht (përveç fëmijëve).

Praktikat premtuese: aksioni i pyllëzimit

OJQ-ja Lokale LOCAF (Local Action Climate Forum) ka vazhduar me aksionin e pyllëzimit në fshatin Butofc të Prishtinës.

Komuna e Prishtinës, Ndërmarrja Publike Lokale Hortikultura dhe Forca e Sigurisë së Kosovës kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm duke iu bashkuar aksionit të pyllëzimit të iniciuar nga Forumi Lokal i Veprimit Klimatik, në kuadër të shënimit të Ditës së Tokës.

Nesër aktiviteti do të vazhdojë me aksionin e pyllëzimit në fshatin Sylevicë, Komuna e Podujevës.

Vendosen platforma me fole të lejlekëve

Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës në bashkëpunim me Kompaninë kosovare për distribuim dhe furnizim me energji elektrike (KEDS) kanë bërë vendosjen e platformës së Lejlekut në fshatin Lloshkobare, në komunën e Ferizajt. Vendosja e platformës është bërë në afërsi të trungut të thatë ku lejleku ka folenizuar me vitet të tëra.

Ky aktivitet është vazhdimësi e aktiviteteve të mëhershme për vendosjen e platformave me fole të lejlekëve në disa shtylla elektrike në disa lokalitete të ndryshme të Kosovës. Përndryshe vendosja e kësaj platforme folenizuese, të përgatitura nga ana e KEDS-it, me udhëzim dhe rekomandim të IKMN-së, është praktike në shumë vende evropiane por edhe rajonit.

Njëra prej qëllimeve të këtij aktiviteti, përveç krijimit të kushteve për mbrojtjen e këtij lloji të rrallës të faunës sonë është gjithsesi edhe promovimi i një shembulli pozitiv për të mbrojtur lejlekun bardhë dhe habitatin e saj.

Gjermania investon 60.6 milionë euro për energji solare në Kosovë

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka njoftuar se shteti i tij po investon 60.6 milionë euro për energji solare në Kosovë.

Ai tha se kjo po bëhet për të mbështetur tranzicionin global të energjisë.

“I lumtur që po nisim investimin në energji solare për Kosovën me një investim prej 60.6 milionë euro nga Gjermania bashkë me kryeministrin Albin Kurti”.

Rohde shtoi se kjo do të sigurojë furnizim me energji të pastër për Kosovën.

Vegëza:
https://twitter.com/GermanAmbKOS?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=https%3A%2F%2Findeksonline.net%2Fmbi-60-milione-euro-investim-i-madh-ne-kosove%2F

Formohet koalicioni për mbrojtjen e mjedisit në Komunat e Ferizajit, Kaçanikut dhe Hanit të Elezit

Sot me datë 10 shkurt u nënshkrua marrëveshja e ‘Koalicionit për Mbrojtjen e Mjedisit në Komunat e Kaçanikut, Ferizajit dhe Hanit të Elezit’ ndërmjet OJQ-ve aktive në fushën e mjedisit.

Ky koalicion ka rezultuar nga aktivitetet e mentorimit, të organizuara në kuadër të projektit SideStep, që zbatohet në kuadër të HumanRightivism.

OJQ-të: Organizata për Promovimin e Mjedisit – Ajri, Shoqata e Turizmit Rural Laçi, Gjethi dhe Rrjeti i OJQ-ve Avonet arritën ta zyrtarizojnë bashkëpunimin e ndërsjellë, përmes mbështetjes së PACT me ekspertizën në fushën e mjedisit si dhe rrjetëzimit dhe participimit të shoqërisë civile në nivel lokal.