Pionier edhe për rajonin – AWESK organizon konferencën e parë ndonjëherë ‘Gratë&Energjia’

Shoqata e Grave në Sektorin e Energjisë në Kosovë (AWESK) ka njoftuar se mbështetur nga zyra e Presidentes së Kosovës organizon për herë të parë jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon Konferencën “Gratë&Energjia” me temë “Së bashku ne GE (Gratë në Energji) mund ta thejmë tavanin e qelqtë”.

Në njoftim është ndarë edhe data se kur do të zhvillohet eventi, 22.09.2022.

Në këtë mënyrë, AWESK ka ftuar kompanitë, institucionet dhe programet ndërkombëtare që të bëhen sponsor të ngjarjes.

E rëndësishme të theksohet, AWESK me punën dhe përkushtimin e tyre po i përgjigjet drejtpërdrejt sfidave me të cilat përballen gratë, duke përfshirë nën-përfaqësimin në mjediset profesionale dhe akademike, dhe mungesën e mbështetjes institucionale për të krijuar dhe gjithëpërfshirës sektorin e energjisë.

Ndryshe, shoqata muajin e kaluar kishte publikuar raportin “Diversiteti gjinor në sektorin e energjisë në Kosovë”, me përkrahje nga GIZ.

Në atë publikim u theksua nënpërfaqësimi i grave në sektorin energjetik të Kosovës, pasi raporti ofronte të dhëna specifike rreth personelit dhe nivelit të përfaqësimit të grave për secilin operator, institucion dhe aktor relativ në sektorin e energjisë.

Bashkohuni me miliona njerëz që ndihmojnë në reduktimin e mbetjeve plastike

Korriku pa plastikë është një lëvizje globale që ndihmon miliona njerëz të jenë pjesë e zgjidhjes së ndotjes plastike – në mënyrë që të kemi rrugë, oqeane dhe komunitete më të bukura. A do të jeni pjesë e Korrikut Pa pagesë Plastic duke zgjedhur të refuzoni plastikën njëpërdorimshe?

Bashkohuni në sfidën.
Gati për të marrë sfidën e korrikut pa plastike?

Pjesëmarrësit na thonë se këshillat dhe truket në emailet tona javore gjatë korrikut i ndihmojnë ata të qëndrojnë të motivuar gjatë sfidës. Njerëzit gjithashtu kënaqen duke lexuar histori nga pjesëmarrësit tanë dhe lajme të tjera nga lëvizja jonë globale. Futni të dhënat tuaja këtu për të marrë idetë më të fundit pa plastikë (mos u shqetësoni – ne nuk do t’ju dërgojmë mesazhe të bezdisshme ose nuk do t’ia kalojmë adresën tuaj të emailit dikujt tjetër). Së bashku ne mund të bëjmë një ndryshim dhe të jemi pjesë e zgjidhjes.

Vegëza:

https://www.plasticfreejuly.org/take-the-challenge/

Komunat t’i publikojnë raportet vjetore të mbikëqyrjeve inspektuese për mbrojtjen e mjedisit

Ligji për inspektoratin e mjedisit, ujërave, natyrës, planifikimit hapësinor dhe ndërtimit ka për qëllim në mes tjerash organizimin dhe mbikëqyrjen inspektuese, sikurse edhe koordinimin e mbikëqyrjes inspektuese, dhe çështje tjera me rëndësi në këtë aspekt. Mirëpo ky bashkërendim ende nuk është në nivelin e duhur, ndërmjet inspektoratit të nivelit lokal dhe atij qendror, pasi që për çështjet mjedisore niveli lokal nuk i raporton Inspektoratit të Ministrisë përmes raporteve vjetore, ani pse një gjë e tillë është obligim ligjor.

Mbikëqyrja inspektuese sipas legjislacionit nënkupton kontrollin dhe mbikëqyrjen për zbatimin e ligjit dhe akteve tjera ligjore, sikurse edhe zbatimin e masave administrative dhe masave tjera ndaj aktiviteteve punuese, personave fizikë dhe juridikë me qëllim të parandalimit, zvogëlimit dhe mënjanimit të parregullsive në zbatimin e ligjit dhe dispozitave tjera ligjore në fuqi.

Në bazë të Ligjit për inspektoratin e mjedisit, ujërave, natyrës, planifikimit hapësinor dhe ndërtimit organizimi i inspektoratit në nivel lokal në kuadër të drejtorive komunale realizohet sipas fushave përkatëse: Inspektorati komunal i mbrojtjes së mjedisit, dhe Inspektorati komunal i ndërtimit, ku caktimi i numrit të inspektorëve rregullohet nga organi i pushtetit lokal.
“Inspektorët komunal udhëheqin evidencën e mbikëqyrjeve inspektuese dhe janë të obliguara t’i raportojnë Inspektoratit të Ministrisë përmes raporteve vjetore në fushat përkatëse”, thuhet në dispozitat e këtij ligji.

Mirëpo sipas deklarimeve të zyrtarëve përgjegjës të MMPHI-së nuk ka raportime të rregullta nga inspektorati i nivelit lokal, ani pse do të duhej që në fund të vitit ta njoftojnë Inspektoratin e Ministrisë rreth punës së realizuar, me qëllim që kjo të shërbej edhe për bashkërendimin e aktiviteteve të linjës së njëjtë. Sipas tyre inspektorët e nivelit lokal përmbushin obligimet e tyre sipas legjislacionit sa i përket rasteve të veçanta dhe sipas kërkesës së Inspektoratit të Ministrisë, me ç’rast raportojnë sipas kërkesës së caktuar.

Duhet përkujtuar se Inspektorati komunal i mbrojtjes së mjedisit ushtron detyrat dhe përgjegjësitë përmes kontrollit dhe mbikëqyrjes inspektive në zbatimin e ligjeve në fushën e mbrojtjes së mjedisit, ujërave dhe natyrës, dhe se sipas legjislacionit duhet të realizojë mbikëqyrjen në zbatimin e masave dhe kushteve të përcaktuara me lejet komunale mjedisore, lejet ujore dhe të mbrojtjes së natyrës, të lëshuara nga Komuna.

EC Ma Ndryshe konsideron se në mungesë të dërgimit të raporteve vjetore në MMPHI si dhe me mos publikimin e tyre në ueb faqet e Komunës, publiku privohet nga e drejta për tu njoftuar dhe kërkuar përgjegjësi lidhur me rastet ndotjes së mjedisit, dëmtimit të mjedisit apo degradimit të mjedisit.

Për këtë arsye EC i bën thirrje autoriteteve publike që të përmirësojnë tutje bashkëpunimin dhe koordinimin ndërmjet tyre për zbatimin e masave sikurse edhe mbikëqyrjen inspektuese me qëllim të mbrojtjes së mjedisit, sipas konceptit të zhvillimit të qëndrueshëm, në mënyrë që të minimizohet rreziku për jetën dhe shëndetin e njeriut sikurse edhe të krijesave tjera, si dhe të sigurohet ruajtja dhe mbrojtja e resurseve natyrore, paralelisht me nxitjen e pjesëmarrjes së publikut në aktivitetet për mbrojtjen e mjedisit.

Kosovo Foundation for Open Society (KFOS)
EC Ma Ndryshe

Reagim i qytetarëve për skandalin mjedisor lidhur me azbestin dhe mungesën e hapësirave të gjelbërta

Këshilli i banorëve i lagjes Lakrishtë është pritur sot nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Z. Përparim Rama.

Në këtë takim banorët shprehën shqetësimin dhe argumentet e tyre lidhur me skandalin mjedisor të shkatërrimit të pakontrolluar të azbestit kancerogjen ashtu sikurse prezantuan edhe listën e shkeljeve ligjore e procedurale rreth projektit të dyshimtë 120 milionësh afaristo- banesor të Ndërmarrjes Publike Banesore, i cili ishte lejuar nga ish qeverisja komunale.

Këshilli i banorëve dorëzoi një peticion të nënshkruar nga rreth 1 mijë banorë të moshës madhore, kryesisht kryefamiljarë përmes të cilit i kërkohet kryetarit të Komunës së Prishtinës, Kuvendit Komunal, ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor që mbi bazën e argumenteve t`i rishqyrtojnë të gjitha vendimet e paligjshme dhe të anulojnë tërësisht këtë projekt të dyshimtë ndaj të cilit po zhvillohen hetime nga Policia e Kosovës.

Përfaqësuesit e banorëve pasi shprehën shqetësimin e tyre për jotransparencën që e kishte shoqëruar këtë projekt dhe mungesën e debatit publik, parashtruan kërkesën përmes peticionit për krijimin e një parku në pronën publike komunale duke e argumentuar këtë kërkesë me mungesën e hapësirave të gjelbëra, shkallën e madhe të ndotjes së mjedisit dhe faktin se kjo lagje gjendet në një zonë të stërngarkuar nga ndërtimet e larta dhe automjetet.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama pasi falënderoi banorët për argumentet e prezantuara u shpreh i shqetësuar me skandalin e shkatërrimit të azbestit dhe premtoi se do të merret me trajtimin e këtij rasti dhe evitimin e pasojave të vazhdueshme me të cilat po përballen banorët si pasojë e kontaminimit. Ai premtoi se Komuna e Prishtinës, pas shqyrtimit të argumenteve të prezantuara nga ekspertët ligjorë, do t`i anuloj të gjitha vendimet e paligjshme përderisa theksoi se do të jetë partner bashkëpunues dhe mbështetës ndaj kërkesave të arsyeshme të banorëve.

Sot fillohet me edicionin e tretë të LetsTalkAboutAir!

Dimri po afron e po ashtu edhe ndotja e ajrit në Kosovë. Ajri na prek të gjithëve, pavarësisht nëse jeni i madh apo i vogël, i ri apo i vjetër, i pasur apo i varfër.

Ambasada Suedeze në Prishtinë së bashku me BB Green Kosova do të takojnë ekspertë, mjekë, të rinj dhe vendimmarrës për të mësuar më shumë rreth ndotjes së ajrit.

Si ndikon tek ne dhe cilat janë zgjidhjet? Ndiqni fushatën tonë! Bashkohuni në diskutim! LetsTalkAboutAir e cila mbështetet nga Ambasada Suedeze në Prishtinë.

Për ta shikuar videon klikoni këtu.

https://fb.watch/9LeadBqUO6/

Ballkani i bashkuar për ajër të pastër

Kampanja rajonale “Ballkani i bashkuar për ajër të pastër” po zhvillohet për të dytin vit radhazi, me qëllim ndërgjegjësimin e qytetarëve të rajonit për shkaqet dhe pasojat e ndotjes, mënyrat e mundshme për përmirësimin e cilësisë së ajrit, dhe angazhimit për një mjedis më të shëndetshëm përmes solidaritetit rajonal.

Djegia e qymyrit ështe burimi më i madh individual i ndotjës së ajrit në Ballkanin Perëndimor me të gjitha termocentralet të cilat kryesojnë. Kompanitë që i drejtojnë ato, dhe shtetet në rajon nuk i përmbahen ligjeve për emetimet e dëmshme të gazit. E njejta gjë vlenë edhe për impiantet e mëdha me djegie. Përdorimi i vazhdueshëm i termocentraleve me qymyr do t’a bëj të pamundur neutralitetin e karbonit deri në vitin 2050. Vec kësaj, industria do të përballet me një rënie financiare nëse dështon që shpejt të miratoj tekonologji më të pastër.

Duhet të veprojmë tani, për të ndalur përdorimin e qymyrit që të kemi ajër më të pastër. Nuk ka më vend për termocentrale me qymyr dhe industri ndotëse në Ballkanin Perëndimor.

Rezultatet e senzibilizimit: “Kelkosi” tërheq paditë ndaj Shpresa Loshajt dhe Adriatik Gacaferit

Kompania e cila është marrë me hidrocentrale në rajonin e Deçanit, “Kelkos” ka tërhequr paditë ndaj aktivistëve të mjedisit Shpresa Loshaj dhe Adriatik Gacaferi, kanë bërë të ditur nga koalicioni ad-hoc i organizatave të shoqërisë civile dhe aktivistëve mjedisorë.

“Kelkosi” pati paditur aktivistët që qenë shprehur publikisht kundër ndikimit që kanë projektet e hidrocentraleve në atë zonë. Ata qenë paditur për shpifje. Organizatat e shoqërisë civile i patën cilësuar atë kohë si padi “slapp” për të penguar kritikën dhe pjesëmarrjen e aktivistëve në procese publike.

Përfaqësues nga Kosova zgjidhen në Bordin Drejtues të rrjetit të Parqeve Dinarike

Drejtori i Parkut Kombëtare “Sharri” Bajram Kafexholli dhe Drejtori i Parkut Kombëtare “Bjeshkët e Nemuna”, Fatmir Morina, po marrin pjesë në Konferencën Vjetore të Parqeve të Harkut Dinarik – (Rrjeti i Zonave të Mbrojtura të Dinarikeve), që këtë vit po mbahet në Bar të Malit të Zi.
Këtë vit konferenca e rrjetit është duke u zhvilluar me moton “Zonat e Mbrojtura për Dekadën e Re- Sfidat e Ardhshme”. Një nga synimet kryesore të konferencës është përmirësimi i komunikimit në mes të anëtarëve të rrjetit dhe forcimi i bashkëpunimit për zhvillimin e planeve dhe nismave të reja për të ardhmen.
Temat kryesore të konferencës këtë vit janë: ndikimin e pandemisë COVID në zonat e mbrojtura, zgjerimi i rajonit të Dinarideve me zona të reja të mbrojtura, perspektiva e zonave të mbrojtura në kontekstin e politikave të Bashkimit Evropian, menaxhimi i vizitorëve në zonat e mbrojtura, monitorimi i llojeve të gjitarëve në zonën e Dinarideve si dhe presionet mbi burimet natyrore në zonat e mbrojtura të këtij rajoni. Anëtarët e Rrjetit kishim mundësinë të njihen në detaje edhe me aktivitetet e kryera në dy vitet e mëparshme.
Në përputhje me Statutin e Parqeve Dinaride, në kuadër të konferencës është mbajtur edhe Asambleja e Përgjithshme e rrjetit ku është bërë zgjedhja e anëtarëve të Bordit të ri Drejtues. Në kuadër të zgjedhjes së anëtarëve të rinj për Bordin Drejtues Kosova përfaqësohet me pozicionin e nënkryetarit të këtij rrjeti dhe me një anëtar në Këshillin Teknik të Bordit.
Përveç përfaqësuesve të parkut Kombëtarë “Bjeshkët e Nemuna” dhe Parkut Kombëtarë “Sharri”, Kosova në këtë rrjet është e përfaqësuar edhe më Parkun e Natyrës “Gërmia”.
Parqet e Kosovës janë anëtare më të drejta të plota të rrjetit të Parqeve Dinaride që nga viti 2014. Rrjeti i Parqeve Dinaride, përbëhet nga 95 zona të mbrojtura nga Shqipëria, Kosova, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i zi, Maqedonia, Sllovenia, Kroacia dhe Serbia.