Fëmijët mësojnë për rëndësinë e mjedisit dhe reciklimit

Fondacioni BONEVET me lokacion në Mitrovicë ka organizuar punëtori me fëmijë në kuadër të aktiviteteve të përkrahura nga Platforma për Mjedis dhe Zhvillim tê Qëndrueshëm Environment Hub (www.environment-hub.org) i cili zbatohet në kuadër të HumanRightivism. Punëtoria e parë: Fëmijët janë njohur me rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit dhe mënyrat e reciklimit të mbeturinave  Në fund kanë… Continue reading Fëmijët mësojnë për rëndësinë e mjedisit dhe reciklimit

Konferencë ndërkombëtare – Qëndrueshmëria Mjedisore dhe Ndryshimet Klimatike

Qendra për Energji dhe Qëndrueshmëri e Universitetit të Prishtinës organizon konferencën e parë ndërkombëtare “Qëndrueshmëria Mjedisore dhe Ndryshimet Klimatike”, që do të mbahet më 23 shtator 2022, nga ora 09:00, me temën kryesore energjinë. Konferenca do të bashkojë akademinë, vendimmarrësit si dhe aktorët e fushës, me qëllim adresimin e sfidave të shumta, nëpër të cilat… Continue reading Konferencë ndërkombëtare – Qëndrueshmëria Mjedisore dhe Ndryshimet Klimatike

KONFERENCË PËR MEDIA

Gjatë kësaj konference do të prezantohen/publikohen gjetjet e hulumtimit “Raport monitorimi i sektorit të mjedisit” për nivelin qendror (Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinorë dhe Infrastrukturës dhe Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural) dhe për shtatë komunat më të mëdha (Prishtinë, Prizren, Pejë, Mitrovicë, Ferizaj, Gjakovë dhe Gjilan). https://facebook.com/events/s/konference-per-media/356130443389146/

Ministria e Ekonomisë me mbështetjen e USAID-it do të mbajë Forumin Solar të Kosovës – Zhbllokimi i Investimeve në Energjinë e Rinovueshme më 21-22 korrik në Prishtinë!

Forumi do të mbledhë lojtarët kryesorë vendorë dhe ndërkombëtarë të sektorit të energjisë, investitorët, financuesit, zhvilluesit dhe bizneset e burimeve të ripërtëritshme të energjisë për të nxjerrë në pah avancimet e politikave dhe mundësitë e investimeve në tregjet e konsumatorëve dhe të vetëkonsumit për iniciativat diellore në shkallë të vogël dhe të madhe në Kosovë.… Continue reading Ministria e Ekonomisë me mbështetjen e USAID-it do të mbajë Forumin Solar të Kosovës – Zhbllokimi i Investimeve në Energjinë e Rinovueshme më 21-22 korrik në Prishtinë!

Ndryshimet klimatike janë një shtytës kryesor i migrimit

Çdo vit më 20 qershor, bota feston Ditën Botërore të Refugjatëve. Këtë vit fokusi do të jetë tek e drejta për të kërkuar siguri. Çdo person në këtë planet ka të drejtë të kërkojë siguri – kushdo qoftë ata, nga ku vijnë dhe kurdoherë që detyrohen të largohen nga vendet e tyre. Kombet e Bashkuara… Continue reading Ndryshimet klimatike janë një shtytës kryesor i migrimit

Ndarja e çmimeve në garat mjedisore: “Video më e mirë mjedisore” dhe “Arti i Ripërdorimit”

Sot më 16 qershor në shkollën fillore Nazim Gafurri është mbajtur ceremonia e ndarjes së çmimeve fituese për garat “Video më e mirë mjedisore dhe arti i ripërdorimit”. Pjesëmarrës në këto gara kanë qenë klubet e gjelbra nga të gjitha shkollat e Kosovës.

Shënohet Dita Botërore e Mjedisit

Me 5 qershor të çdo viti, festohet Dita Ndërkombëtare e Mjedisit, si datë e caktuar nga OKB në vitin 1972, që synon inkurajimin e vetëdijësimit dhe veprimit për mbrojtjen e mjedisit në nivel global dhe lokal. Për këtë, njëri ndër fituesit e shpërblimit në kuadēr të Platformës elektronike @environmenthub , Grupi Lokal i Veprimit “Natyra”… Continue reading Shënohet Dita Botërore e Mjedisit

Java e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kosovës 2022

Java e Zhvillimit të Qëndrueshëm në Kosovë 2022 po afron! Aktivitetet kryesore të këtij edicioni do të nisin nga data 30 maj deri më 10 qershor. https://www.facebook.com/207179900007681/posts/1079416349450694/

Mbahet ceremonia finale e turneut të debatit të gjelbër

Sot mbahet ceremonia e finales së turneut të debatit të organizuar nga Balkan Green Foundation. Kjo ngjarje është e hapur mbahet në ambientet e KINO Armatës në Prishtinë. Fazat preliminare të turneut të debatit “Green Debate Tournament” janë mbajtur më 21 dhe 22 maj 2022, ndërsa më 24 mbahet debati final i turneut ku do… Continue reading Mbahet ceremonia finale e turneut të debatit të gjelbër

20 MAJI DITA BOTËRORE E BLETËS

Qëllimi i Ditës Botërore të Bletës është të rrisë ndërgjegjësimin e publikut botëror për rëndësinë dhe mbrojtjen e bletëve. Bletët janë gjithnjë e më shumë të rrezikuara dhe për këtë arsye kanë nevojë për mbrojtjen e mjedisit të tyre natyror, i cili do t’u mundësojë të mbijetojnë. Përveç produkteve të bletëve, të cilat konsiderohen si… Continue reading 20 MAJI DITA BOTËRORE E BLETËS