“T’i Japim Vendit Ngjyra” fushata më e madhe në vend për mbjelljen e 1.8 milionë drunjve
Ju prezentojmë videon promocionale të fushatës më të madhe në vend për mbjelljen e 1.8 milionë drunjve – “T’i Japim Vendit Ngjyra” nga Ta Pastrojmë Kosovën dhe Komiteti Olimpik i Kosovës.
Në një prononcim ata thanë së Fushata “T’i Japim Vendit Ngjyra”, përmes kësaj video, shfaq vizionin e saj – mbjelljen e 1.8 milionë drunjve anembanë vendit brenda 10 viteve
“Por, për t’u bërë e mundur kjo, nevojitet bashkimi i të gjithëve; çdo kontribut, qoftë edhe shumë simbolik, vlen shumë për t’ia kthyer dhe shtuar ngjyrat vendit tonë” thuhët nga organizata Ta Pastrojmë Kosovën, shkruan Foldrejt.com
Live: Sesion informativ për grante CDF (Community Development Fund)
Inspektimi në vendin e shkatërrimit në Parkun Kombëtar Bjeshkët e Nemuna në Kosovë
Meqenëse kompania Kelag kishte pohuar në mënyrë të përsëritur se ata po veprojnë siç duhet dhe ligjërisht ndërsa i quanin gënjeshtarë ambientalistët lokalë, CEO i Riverwatch Ulrich Eichelmann hodhi një vështrim në këtë vend.
Në mes të parkut kombëtar, Kelag pastroi shtratin e lumit pa leje. Kjo është ajo që duket si “energjia e gjelbër” e Kelag.
Nga rruga, Kelag u desh të merrte 3 termocentralet nga rrjeti sepse nuk arritën të plotësonin kërkesat mjedisore. Kështu, lumi aktualisht mbart sasinë e plotë të ujit edhe në rrjedhën e termocentraleve.
Qasje në ujë të pastër dhe kanalizime
Qasje në energji të pastër dhe të përballueshme
Kelkos prapë në komision!
Kësaj radhe, deputetja Mimoza Kusari kërkoj sqarime nga ZRrE (edhe Ministri por nuk erdhi) se çka jane duke bërë pĕr të ngritur monitorimin e Kelkosit, duke e ditur historinë e tyre.
Ajo gjithashtu ngriti çështjen e legalizimit të trasesë së gypave si të kundërligjshme por edhe të rrezikshme pasi Kelkosi ka vendosur kabllot e rrymës mbi gypat e ujësjellësit të Deçanit.
Kur ka prishje dhe pëlcasin gypat e ujit, punëtorët e ujësjellsit duhet me i shti duart nëpër rrymë të Kelkosit. Pra as hidrodrinit, as KEDSit, as komunës e as Ministrisë që është pergjegjese nuk ju duket gje rrezikimi i jetes se punetoreve dhe gjithe ne. Pasi mesuam per kete rast te premten, Pishtaret kane paraqitur evidencen ne polici dhe prokurori.