Reciklimi na ndihmon ta ruajmë mjedisin

Riciklimi i 1 ton të pajisjeve elektronike (e-waste) mund të krijoj deri në 15 vende të punës.

Projekti “Ekonomi e gjelbër për zhvillim të qëndrueshëm” është mbështetur nga “NAGE – Networking and Advocacy for Green Economy” përmes “RROZHRK – Rrjetit të Organizatave për Zhvillim Rural të Kosovës” i financuar nga Bashkimi Europian dhe i implementuar nga Ekovizioni.

European Union Kosovo
Networking and Advocacy for Green Economy
Network of Organizations for Rural Development of Kosovo

Ku përfundojnë mbeturinat e pajisjeve mbrojtëse dhe mbetjet medicinale për

COVID-19?

Stafi mjekësor dhe organizatat e ndryshme joqeveritare për mbrojtjen e mjedisit kanë
shprehur shqetësimin e tyre për rrezikshmërinë e qytetarëve nga prania e pajisjeve dhe
produkteve mjekësore, që përdoren për mbrojtjen dhe trajtimin e pacientëve të sëmurë me
COVID-19, në ambiente të ndryshme në Kosovë.

Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për përdorimin e maskave dhe dorezave për
parandalimin e përhapjes së coronavirusit, është rritur sasia e mbeturinave të tyre jashtë
kontejnerëve.
Nga organizata “Ta pastrojmë Kosovën”, e cila merret me ruajtjen dhe mbrojtjen e
mjedisit, thonë se pas shpalljes së pandemisë nuk është vërejtur ndonjë aktivitet shtesë
nga organet kompetente që t’i trajtojnë në mënyrë të veçantë këto mbetje.
Luan Hasanaj, drejtor ekzekutiv në këtë organizatë, thotë se në këtë mënyrë po rrezikohet
shëndeti i qytetarëve dhe vullnetarëve të kësaj organizate, që merren me pastrimin e
hapësirave të ndryshme të Kosovës.
“Ne u sugjerojmë autoriteteve shëndetësore që të vendosin shporta dhe kontejnerë të
veçantë për të gjitha medikamentet mjekësore që përdoren për trajtimin e personave të
sëmurë me COVID-19, mirëpo edhe atyre që shkojnë për të kërkuar trajtim. Duhet të ketë
kosha të veçantë për mbeturina. Pastaj, edhe kompanitë, të cilat merren me menaxhimin e
mbeturinave, duhet t’i trajtojnë këto në mënyrë të veçantë”, thotë Hasanaj për Radion
Evropa e Lirë.
Por, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) pohojnë se të gjitha mbetjet
medicinale, duke përfshirë edhe rrobat mbrojtëse njëpërdorimshme kundër COVID-19,
trajtohen në impiantin për trajtimin e mbetjeve medicinale – impiant ky që ekziston në
kuadër të QKUK-së.
Mehdi Krasniqi, shef i sektorit të shërbimeve teknike në QKUK, tregon se në këtë
impiant trajtohen edhe mbetjet medicinale të Qendrave të Mjekësisë Familjare.
“Në këtë impiant bëhet trajtimi i të gjitha mjeteve medicinale, si; shiringa, infuzione,
rrobat mbrojtëse dhe gjëra tjera. Së pari, grimcohen përmes aparaturës përkatëse, pastaj
përmes avullit deri në 180 gradë Celsius bëhet sterilizimi i tyre. Nga sasia e përgjithshme
e mbetjeve medicinale, pas trajtimit mbetet vetëm 1/3 e sasisë. Sterilizohen dhe dalin si
mbeturina të zakonshme. Më pas trajtohen nga kompania ‘Pastrimi’ që i grumbullon ato
dhe i hedh në deponi përkatëse”, shpjegon Krasniqi.

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastrimi” në Prishtinë është kompani publike, e cila
merret me grumbullimin, bartjen dhe menaxhimin e mbeturinave në Prishtinë dhe në
gjashtë komuna të tjera të Kosovës.
Zyrtarë të kësaj kompanie nuk kanë informacione zyrtare se në çfarë forme trajtohen këto
mbeturina.
Arbnora Ademi, zëdhënëse në kompaninë “Pastrimi”, në një bisedë për Radion Evropa e
Lirë thotë se kompania bën grumbullimin e mbeturinave edhe në Qendrën Klinike
Universitare të Kosovës, në institucione tjera shëndetësore dhe shumë herë has në maska,
doreza dhe pajisje tjera mbrojtëse, që, sipas saj, paraqesin rrezik për shëndetin e
punëtorëve.
Grumbullimi i mbeturinave, thotë ajo, është duke u bërë në mënyrë të rregullt sikur para
pandemisë.
“Ne kemi marrëveshje me Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për grumbullimin e
mbeturinave. Mirëpo, sa i përket gjendjes së tanishme me COVID-19 për masat
mbrojtëse, nuk kemi asnjë marrëveshje konkrete. Ne bëjmë largimin e atyre mbeturinave
në hapësirat e QKUK-së gjatë 24 orëve. Ka maska, doreza, pajisje mbrojtëse të stafit
mjekësor, ka produkte mjekësore që punëtorët e kompanisë ‘Pastrimi’ i largojnë. Ne nuk
e dimë ku përfundojnë ato mbeturina, a përfundojnë në ndonjë kompani tjetër apo
përfundojnë në kontejnerët e kompanisë sonë për të cilët kryejmë shërbimin…”, thotë
Ademi.
Pas grumbullimit nga kompania “Pastrimi”, mbeturinat, çfarëdo qofshin ato, dërgohen në
deponinë e mbeturinave në Mirash të Komunës së Obiliqit.
Kjo deponi menaxhohet nga Kompania për Menaxhimin e Deponive në Kosovë.
Kryeshefi ekzekutiv i kësaj kompanie, Abdullah Haxhiu, thotë se nuk ka informacione
nëse në mbeturinat e deponuara ka pajisje dhe produkte mjekësore.
“Ne nuk kemi mekanizëm që të identifikojmë a janë duke ardhur produkte mjekësore. Ne
e provojmë me forma klasike, përmes mjeteve të dorës, për të parë nëse ka këso lloj

mbeturinash. Por, është shumë problem, për shkak se ato, në shumicën e rasteve, vijnë në
thasë të ndryshëm dhe është problem të identifikohen. Kështu që, e gjithë sasia e
mbeturinave mbulohet me dhe”, thotë Haxhiu.
Por, sipas përfaqësuesit të kësaj kompanie, mbeturinat e tilla mund të jenë të rrezikshme
për punëtorët e këtyre kompanive, por edhe mbledhësit ilegalë.
Përveç mbetjeve medicinale në hapësirat e qendrave shëndetësore, Luan Hasanaj, nga
organizata joqeveritare “Ta Pastrojmë Kosovën”, thotë se në Kosovë është një ndotje
enorme e mjedisit nga përdorimi i maskave, dorezave, shisheve të dezinfektueve dhe
pajisjeve tjera mbrojtëse personale, që hidhen nga qytetarët e pandërgjegjshëm.
“Ne, gjatë aktiviteteve të përditshme, kemi vërejtur se këto pajisje hidhen pa kontroll në
shumë hapësira. Pra, shihet një prezencë shumë e madhe, qoftë e maskave, e dorezave,
por edhe e medikamenteve, të cilat qytetarët i hedhin pa kontroll”, thotë Hasanaj.
Nga prania e këtyre pajisjeve në rrugë, mundësia e përhapjes se virusit ekziston, thotë
infektologu Arben Vishaj.
“Hedhja e maskave në ambiente të hapura është një procedurë e rrezikshme që mund të
çojë te përhapja e infeksionit. Më së shumti të rrezikuar janë punëtorët komunalë që i
grumbullojnë këto mbeturina dhe fëmijët. Hedhja e maskave, përveçse është veprim i
pahijshëm, është sjellje që e dëmton seriozisht shëndetin e njerëzve tjerë, kur dihet fakti
se virusi mund të qëndrojë në përmbajtje të tekstilit me ditë të tëra”, thotë Vishaj.
Në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19, Qeveria e
Kosovës, më 28 korrik, 2020, ka marrë vendim, në bazë të të cilit të gjithë banorët e
Republikës së Kosovës obligohen që t’i bartin maskat në fytyrë në të gjitha veprimtaritë
jashtë shtëpive/banesave të tyre.
Nëse nuk respektohen këto masa, qytetarët mund të ndëshkohen në bazë të Ligjit për
Parandalimin dhe Luftimin e Pandemisë COVID-19, i cili është miratuar nga mesi i këtij
muaji në Kuvendin e Kosovës.

Në bazë të këtij ligji, i cili të mërkurën është publikuar në gazetën zyrtare, thuhet se
”personi fizik që nuk respekton vendimin për mbajtjen e maskës dhe mbajtjen e
distancës, dënohet me gjobë 35 euro”.
https://telegrafi.com/ku-perfundojne-mbeturinat-e-pajisjeve-mbrojtese-dhe-mbetjet-medicinale-
per-covid-19/

Bëhet shenjëzimi i rezervateve strikte të natyrës!

14.08.2020- Duke marrë për bazë rëndësinë që kanë Rezervatet Strikte të Natyrës për mbrojtën e vlerave
natyrore, ekosistemeve të rralla dhe llojeve të veçanta të florës dhe faunës, Agjencia për Mbrojtjen e
Mjedisit të Kosovës, konkretisht Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës, gjatë vitin 2020, në kuadër të
projektit për shenjëzimin e zonave të mbrojtura ka bërë shenjëzimin e Rezervateve Strikte, që janë pjesë e
listës së zonave të mbrojtura në Kosovë.
 
Projekti është realizuar në rezervatet strikte që shtrihen në dy Parqet Kombëtare “Sharri” dhe “Bjeshkët e
Nemuna”, si dhe në pjesëtë tjera të territorit të Kosovës, përfshirë edhe pjesën veriore të vendit dhe ka për
qëllim ngritjen e vetëdijes për rëndësinë që ka mbrojtja dhe ruajtja e trashëgimisë natyrore përmes
vendosjes së njoftimeve zyrtare në këto zona për publikun e gjerë dhe për vizitorët e turistët.
 
Përndryshe Rezervatet Strikte të Natyrës janëzona të tokës ose ujit të pandryshuara ose shumë pak
të ndryshuara dhe janë të dedikuar ekskluzivisht për ruajtjen e natyrës së paprekur, hulumtimeve
shkencore të lëmisë biologjike, përcjelljen e gjendjes së natyrës si dhe arsimimit në rastet kur nuk e
rrezikojnë zhvillimin e lirshëm të proceseve natyrore.
 
Bazuar në kriteret e Unionit Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës – IUCN-së, Rezervatet Strikte hyjnë në
kategorinë e parë të mbrojtjes.

Rezervatet Strikte të shpallura në Kosovë, kanë vlera të shumta dhe çdo dëmtim i tyre mund të jetë i
pakompenzueshëm. Prandaj, mbrojtja e tyre është shumë e nevojshme, sepse vlerat e tilla janë të
rëndësishme jo vetëm për faktin se paraqesin bazën e informatave shkencore, por edhe për aspektet
kulturore dhe historike.

“https://www.ammk-rks.net/?page=1,7,554”