Reciklimi na ndihmon ta ruajmë mjedisin

Riciklimi i 1 ton të pajisjeve elektronike (e-waste) mund të krijoj deri në 15 vende të punës.

Projekti “Ekonomi e gjelbër për zhvillim të qëndrueshëm” është mbështetur nga “NAGE – Networking and Advocacy for Green Economy” përmes “RROZHRK – Rrjetit të Organizatave për Zhvillim Rural të Kosovës” i financuar nga Bashkimi Europian dhe i implementuar nga Ekovizioni.

European Union Kosovo
Networking and Advocacy for Green Economy
Network of Organizations for Rural Development of Kosovo

A i dini efektet negative të shpyllëzimit?

Humbja e pemëve dhe bimësisë mund të shkaktojë ndryshime klimatike, erozion të tokës, përmbytje, rritje të gazrave serrë dhe efekte të tjera negative në natyrë.

ambientalisti #shpyllëzimi


Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë/ Norwegian Embassy in Prishtina, menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partners Albania for Change and Development (PA) dhe implementuar nga Instituti për Politika Zhvillimore/ Institute for Development Policy (INDEP). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).

Një fond për mbrojtjen e mjedisit

Shkruan: Ferat ShalaQë nga koha e krijimit te institucioneve të para të Republikës së Kosovës, në emër të mbrojtjes së mjedisit janë vendosur taksa, tarifa dhe gjoba të formave të ndryshme. Madje taksat dhe gjobat e tilla janë vendosur duke u bazuar në parimin “ndotësi paguan”, parimin “shfrytëzuesi paguan“, parimin e “rregullimit te dëmit mjedisor në burim” apo edhe në atë për “mbulimin e shpenzimeve për dëmin mjedisor”.Nëse i hedhim një sy listës së taksave dhe gjobave që paguhen nga bizneset dhe qytetarët e Kosovës do të shohim se mes tjerash kemi:• Taksë ekologjike për automjetet e regjistruara në Kosovë.• Taksa për shfrytëzimin e resurseve natyrore që paguhen nga kompanitë qe shfrytëzojnë ujin, apo edhe kompanitë që shfrytëzojnë resurset minerare;• Taksa dhe pagesa me rastin e licencimit dhe marrjes së lejeve mjedisore nga kompanitë qe vlerësohet paraprakisht që kanë ndikime mjedisore;• Taksa për importin e produkteve të ndryshme që mundë të kenë ndikime në mjedis sikurse janë ato për import të qeseve plastike, për substancat ozonholluese dhe produkteve të ngjashme të dëmshme për mjedisin;• Taksa për hyrje me automjete në zonat e veçanta natyrore sikurse është qendra e Brezovicës;• Gjoba dhe kundërvajtje me rastin e tejkalimeve të kushteve të lejes apo edhe dëmit të shkaktuar në mjedis;• Gjoba për hedhje apo djegie të mbeturinave;• Gjoba dhe kundërvajtje për prerje ilegale të pyjeve;• Detyrime për kthimin e mjedisit ne gjendjen paraprake pas shfrytëzimit;• …dhe disa lloje tjera të taksave dhe gjobave që mblidhen në emër të mbrojtjes së mjedisit.
Pra bëhet fjalë për një buxhet vjetor që kap shifra dhjetëra milionëshe.Gjithçka do të ishte në rregull sikur këto mjete që mblidhen në emër të mjedisit të grumbulloheshin në një fond të veçantë dhe ti ktheheshin mjedisit në formën e granteve, projekteve apo subvencioneve.
Por kjo aktualisht nuk po ndodhë. Mjetet e tilla derdhen direkt në buxhetin e shtetit të Kosovës pa ndonjë destinim specifik për mbrojtje të mjedisit.
Ka shumë arsye që na obligojnë ta bëjmë një fond të veçantë për mbrojtjen e mjedisit, e me këtë rast do ti numëroj vetëm disa prej tyre:• Mjedisi i Kosovës, ka nevojë imediate që të këtë një fond të veçantë që do të mbështeste projektet për përmirësimin e gjendjes mjedisore, apo edhe të ofronte subvencione për iniciativat mjedisore;• Kosova kë bazë të mjaftueshme ligjore për ta bërë këtë fond, dhe po ashtu detyrime ligjore për ta bërë këtë;• Në Kosova tashmë ka disa forma të mbledhjes së taksave mjedisore, të cilat mundë të destinohen në një fond mjedisor;• Ekzistojnë praktika e modele të zbatimit te këtij fondi jo vetëm në Evropë por edhe në rajon, që mundë të merren si shembuj.
Andaj është koha që kjo çështje të adresohet në mënyrën e duhur dhe që Kosova të ketë një fond për mbrojtjen e mjedisit.

Raporti i Agjensisë së Mjedisit: Ekspozimi i gjatë ndaj zhurmave shkakton rreth 12 mijë viktima në vit

Ekspozimi i gjatë ndaj zhurmës mjedisore shkakton vdekje njësoj si sëmundjet e rënda vdekjeprurëse. Agjencia e mjedisit në Evropë ka regjistruar 12 mijë viktima vetëm nga ndotja akustike dhe transporti rrugor ishte një burim kryesor i zhurmës.

Në raportin më të fundit publikuar nga kjo agjenci, ndotja e mjedisit është shakatare e 13 për qind të vdekjeve në Evropë, duken shtuar mundësitë për sëmundje të tilla si kanceri dhe sëmundjet e zemrës.

I njëjti studim tregon se ndotja e ajrit për vitin e kaluar ishte “faktori kryesor i mjedisit që nxit sëmundjet” dhe ka shkaktuar më shumë se 400.000 vdekje të parakohshme çdo vit në BE.

Shumë sëmundje kronike jo vetëm që zvogëlojnë jetëgjatësinë dhe cilësinë e jetës së pacientit, ato paraqesin një problem për familjet e tyre, komunitetet dhe sistemin shëndetësor“,  u shpreh një nga studiueset Catherine Ganzleben./Përgatiti Suada Mehmetaj

Ndotja e mjedisit shkakton 13% të vdekjeve në Evropë, thotë agjencia evropiane

Foto ilustrim.

Luftimi i ndotjes së mjedisit është kyç për përmirësimin e shëndetit dhe mirëqenies së qytetarëve në Evropë, veçanërisht për grupet e ndjeshme si fëmijët, të moshuarit dhe njerëzit më të varfër, tha Agjencia Evropiane e Mjedisit (EEA).

Ndotja e mjedisit u përmend si shkaktare e 13 për qind të vdekjeve në Evropë, duke kontribuar në sëmundje jo-ngjitëse të tilla si kanceri dhe sëmundjet e zemrës, tha Agjencia.

Vlerësimi i EEA-së për shëndetin dhe mjedisin, vuri në dukje se ndotja e ajrit ishte “faktori kryesor i mjedisit që nxit sëmundjet”.

Mbi 400.000 vdekje të parakohshme çdo vit në BE janë pasojë e ndotjes së ajrit, tha agjencia me bazë në Kopenhagë, duke vënë në dukje lidhjet me sëmundjet e frymëmarrjes dhe kardiovaskulare.

Edhe zhurma në mjedis ka ndërlidhje me çështje të shumta shëndetësore, përfshirë sëmundjet e zemrës dhe madje edhe vdekjen e parakohshme.

Ekspozimi afatgjatë ndaj zhurmës mjedisore shkakton rreth 12.000 vdekje të parakohshme çdo vit në rajonin Evropian, tha agjencia, duke theksuar se transporti rrugor ishte një burim kryesor i zhurmës, transmeton DPA.

Shumë sëmundje kronike jo vetëm që zvogëlojnë jetëgjatësinë dhe cilësinë e jetës së pacientit, ato gjithashtu paraqesin një barrë për familjet e tyre, komunitetet dhe sistemin shëndetësor, tha autorja kryesore e raportit, Catherine Ganzleben.

Kjo është gjendja e mjedisit në Banjë të Malishevës

Asambleisti nga rradhët e LDK-së në komunën e Malishevës, Valon Krasniqi, ka dërguar fotografi në adresë të KALLXO.com ku shihet gjendja e mjerueshme e disa lagjeve në fshatin Banjë të kësaj komune.

Sipas Krasniqit, ai ka vizituar disa pjesë të lagjeve në Banjë, si lagjia ‘Telaku’, ‘Samadraxha’ dhe ‘Buzhala’.

Sipas tij, disa banorët në këto lagje nuk merren me bujqësi për shkak të gjendjes momentale e ka të tjerë që mendojnë seriozisht largimin nga këto pjesë, për shkak të gjendjes.

Hidrocentralet në Kosovë, funksioni i tyre dhe kërcënimi që ja bëjnë mjedisit

Kohët e fundit, ne shpesh jemi ballafaquar me kërkesën për krijimin e hidrocentraleve në shumë rajone të ndryshme të vendit tonë.
Njerëzit që jetojnë në atë rajon janë fuqimisht kundër krijimit të hidrocentraleve.
Megjithëse hidrocentralet konsiderohen si energji të rinovueshme, ato mund të shkaktojnë shumë probleme mjedisore në rajon

🆘

Hidrocentrali ka aftësinë për të gjeneruar energji elektrike pa lëshuar gazra sere por
Sidoqoftë, ai gjithashtu mund të

❌

shkaktojë kërcënime mjedisore dhe sociale,

❌

të tilla si habitati i dëmtuar i jetës së egër,

❌

dëmtimi i cilësisë së ujit,

❌

pengimi i migrimit të peshqve dhe përfitimet

❌

e zvogëluara të rekreacionit të lumenjve./greenact kosova