Dita Botërore e Meteorologjisë

23 Mars 2023 – Dita Botërore e Meteorologjisë këtë vit trajton temën e së ardhmes së motit, klimës dhe ujit ndër gjenerata, duke na nxitur të zbatojmë përgjegjësitë tona dhe të sigurojmë që brezave të ardhshëm t’u trashëgojmë një të nesërme më të mirë.

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Meteorologjisë Petteri Taalas tha se kërkesa për ekspertizën tonë dhe shkencën tonë nuk ka qenë kurrë më e lartë. Për 150 vitet e fundit, Shërbimet Kombëtare Meteorologjike dhe Hidrologjike kanë mbledhur dhe standardizuar të dhëna që mbështesin parashikimet e motit që ne tani i marrim si të mirëqena.

“Moti, klima dhe uji nuk njohin kufij kombëtarë apo politikë. Nevoja për bashkëpunim ndërkombëtar ka udhëhequr punën tonë që nga viti 1873 dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë në të ardhmen, ndërsa ne përpiqemi për një botë që është më elastike ndaj motit ekstrem, klimës, ujit dhe ngjarjeve të tjera mjedisore, “tha Prof. Taalas.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Email