Raporti për menaxhimin e mbeturinave komunale në Kosovë 2020

Përgatitja e raportit për gjendjen e menaxhimit të mbeturinave komunale në Kosovë është përgjegjësi direkte e Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës.

Përmes këtij raporti synohet që të sigurohet një bazë të fortë dhe gjithëpërfshirëse e njohurive mbi menaxhimin e mbeturinave komunale në Kosovë. Të dhënat e ofruara në raport do të mund të përdoren për të orientuar politikat e menaxhimit të mbeturinave komunale qoftë nga niveli i qeverisjes qendrorë, e sidomos nga ai i qeverisjes lokale në kuptim të planifikimit më të mirë dhe më të realizueshëm.

Të dhënat e prezantuara në këtë raport, qoftë për komuna individualisht apo edhe në nivel të rajoneve, japin një pasqyrë të qartë të gjendjes së menaxhimit të mbeturinave, trendeve, problemeve dhe planifikimeve për të ardhmen.

Në këtë raport janë prezantuar të dhëna për 36 komuna të vendit, si rezultat i bashkëpunimi të ngushtë në mes të AMMK-së, GIZ-së dhe Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK).

Ky bashkëpunim ka qenë i ndërlidhur ngushtë me Grantin e Performancës Komunale – “Mjedisi i Pastër” (2018-2020), ku komunat janë mbështetur me shuma të ndryshme financiare, varësisht prej nivelit të përmbushjes së indikatorëve të fushës së mbeturinave.

Për më shumë shihni në:

http://ammk-rks.net/?page=1,7,613

Facebook
Twitter
LinkedIn
Email