ENERGJIA DIELLORE DHE E ERËS

Pothuajse i gjithë sektori i energjisë elektrike në Kosovë është i bazuar në energjinë elektrike të prodhuar nga qymyri. Ky fakt është një problem për sektorin e energjisë.Veçanërisht gjatë muajve të  dimrit për të përmbushur kërkesën për energji elektrike, ajo importohet nga vendet fqinje. Për shkak të financimit të pa mjaftueshëm dhe dështimeve teknike në vitet e ’90-ta mirëmbajtja dhe punimet e rehabilitimit të termocentraleve dhe linjitit, nuk është rritur prodhimi i energjisë elektrike.

Kosova momentalisht është duke hasur në një krizë energjike ku nevoja për energji është shumë e madhe, si një mundësi për prodhimin e energjisë efikase në Kosovë është energjia e ripërtritshme përkatësisht energjia solare dhe ajo e erës.

  1. Energjia Solare

Dielli është një burim i pabesueshëm dhe i rinovueshëm që ka fuqinë për të ushqyer jetën në tokë dhe për të siguruar energji të pastër dhe të qëndrueshme për të gjithë banorët e saj. Në fakt, më shumë energji nga dielli arrin në planetin tonë në një orë sesa përdoret nga e gjithë popullata e botës në një vit. Energjia e diellit mund të shndërrohet në energji elektrike përmes moduleve diellore fotovoltaike (PV) (foto = dritë, voltaik = energji elektrike).

Si funksionon energjia diellore dhe pse duhet ta përdorim energjinë diellore?

Modulet PV thithin rrezet e diellit dhe e shndërrojnë energjinë në një formë të përdorshme të rrymës elektrike. Dielli shkëlqen në të gjithë botën, duke e bërë energjinë elektrike diellore të zbatueshme kudo. Për shkak se solari mund të çiftohet me bateri për ruajtjen e energjisë, sistemet elektrike diellore mund të jenë të pavarura nga rrjeti i shërbimeve, duke i bërë ato me kosto efektive për vendndodhje të largëta.

‘Kosova në vit ka gjithsej 278 ditë me diell. Duke konsideruar këtë fakt, Kosova paraqet potencial të madh për prodhimin e energjisë nga panelet solare. Kjo do të ndihmojë jo vetëm në një prodhimi të energjisë stabile dhe të sigurt, por edhe krijimin e një mjedisi sa më të pastër’, ka thënë INDEP. Por, përkundër potencialit për prodhim të energjisë nga dielli, në Kosovë ka vetëm 3% kapacitete instaluese nga panelet solare.

Fillimisht, procesi i zgjerimit të energjive të ripërtëritshme mund të jetë i gjatë dhe i vështirë për shkak të disa faktorëve, sikurse rrethanave gjeografike dhe ligjore, si dhe të atyre ekonomike. Në bazë, procedurat e autorizimit të impianteve të energjisë së ripërtëritshme duhen të jenë transparente dhe të rrjedhshme. Tarifat ekzistuese ose të së ardhmes si dhe skemat e promovimit duhen të ofrojnë stabilitet dhe parashikueshmëri. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për financimin e projekteve. Prandaj, është esenciale të krijohet një mjedis ekonomik me kushte transparente rrergullatore, kornizë e qartë ligjore dhe skema promovimi që u mundësojnë investitorëve të bëjnë përllogaritje të besueshme dhe të parashikueshme, dhe investime në energjitë e ripërtëritshme në Kosovë.

Hyrja në operim e gjeneratorëve nga BRE

Gjatë këtij viti pas finalizimit të projekteve sipas Autorizimit nga Bordi i ZRRE-së, dhe pas pranimit teknik kanë hyr në operim komercial tre (3) projekte, me fuqi totale të instaluar prej 4.86 MW. Në tabelën e mëposhtme janë paraqitur projektet të cilat kanë hyr në operim komercial për prodhimin e energjisë elektrike nga BRE.

Gjeneratorët për vetëkonsum

ZRRE, gjatë këtij viti ka trajtuar edhe kërkesat/aplikacionet për gjeneratorët për marrjes e statusit të konsumatorit prodhues për vetë-konsum, të cilat pas plotësimit të kërkesave ligjore në pajtim me Rregullën e Autorizimit dhe Skemën mbështetëse, janë lejuar për të vazhduar me ndërtimin e kapaciteteve gjeneruese për vetë-konsum. Në tabelën e mëposhtme janë paraqitur numri i vendimeve të lëshuara nga Bordi i ZRRE-së, për gjeneratorët për vetë-konsum gjatë vitit 2020.

Energjia e erës

Turbinat me erë punojnë në një parim të thjeshtë: në vend që të përdorin energjinë elektrike për të prodhuar erë – si një ventilator – turbinat e erës përdorin erën për të prodhuar energji elektrike. Era i kthen tehet e ngjashme me helikën e një turbine rreth një rotori, i cili rrotullon një gjenerator, i cili krijon energji elektrike.

Era është një formë e energjisë diellore e shkaktuar nga një kombinim i tre ngjarjeve të njëkohshme:

  • Dielli ngroh në mënyrë të pabarabartë atmosferën
  • Parregullsitë e sipërfaqes së tokës
  • Rrotullimi i tokës.

Si funksionon energjia e erës?

Një turbinë me erë e kthen energjinë e erës në energji elektrike duke përdorur forcën aerodinamike nga tehet e rotorit, të cilat funksionojnë si teh i rotorit të krahut të aeroplanit ose helikopterit. Kur era rrjedh nëpër teh, presioni i ajrit në njërën anë të tehut zvogëlohet. Dallimi në presionin e ajrit në të dy anët e tehut krijon si ngritjen ashtu edhe tërheqjen. Forca e ngritjes është më e fortë se zvarritja dhe kjo bën që rotori të rrotullohet. Rotori lidhet me gjeneratorin, ose drejtpërdrejt (nëse është një turbinë me lëvizje direkte) ose përmes një boshti dhe një serie ingranazhesh (një kuti ingranazhesh) që përshpejtojnë rrotullimin dhe lejojnë një gjenerator fizikisht më të vogël. Ky përkthim i forcës aerodinamike në rrotullimin e një gjeneratori krijon energji elektrike.

Sa është e përdorshme enërgjia e erës dhe sa ka potencial Republika e Kosovës për kete lloj të enërgjisë së ripërtritshme?

Enërgjia e erës ne Republikën e Kosovës për dallim nga enërgjia e erës është më pak e përdorshme se ajo solare por sa i përket potencialit ndaj këtij lloji të enërgjisë në disa vende te Kosovës potenciali për këtë lloj të enërgjise është shumë i mirë, në harten më posht mund të vërejmë shpejtësin e erës ku në vendet me ngjyrë të kaltërt shpejtësia e erës është më e madhe.

Kornizat ligjore dhe institucionale

Qështja e kornizës ligjore dhe tërësia e akteve administrative që ndërlidhen po me këtë qështje që ka të bëjë me energjinë e erës dhe atë solare do të analizohen dhe sqarohet konteksti dhe pikafrimet apo pikat takuese të kësaj fushe me fushën legjislative të së drejtës pozitive në Kosovë.

Duke ditur se Kushtetuta përbënë aktin më të lartë juridik dhe politik të një shteti apo vendi edhe qështja e energjisë në Republikën e Kosovës është e paraprarë dhe e futur në kuadrin e Kushtetuës së Republikës si nen i veqantë dhe i rregulluar kësisoj:

Neni 122 [Përdorimi i Pasurisë dhe Burimeve Natyrore]

  1. Populli i Republikës së Kosovës në pajtim me kushtet e arsyeshme të përcaktuara me ligj, mund të gëzojë resurset natyrore të Republikës së Kosovës, por nuk mund të shkel obligimet që dalin nga marrëveshjet ndërkombëtare për bashkëpunim ekonomik.
  2. Pasuritë natyrore, si ujërat, hapësira ajrore, pasuritë minerare dhe pasuritë e tjera natyrore, si dhe trualli, pyjet, bota bimore e shtazore, pjesët e tjera të natyrës, paluejtshmëria dhe të mirat e tjera me rëndësi të veçantë kulturore, historike, ekonomike dhe ekologjike, të cilat përcaktuar me ligj se janë përcaktuar me interes për Republikën e Kosovës, gëzojnë mbrojtjen e tyre të veçantë, në pajtim me ligjin.
  3. Kufizimet e të drejtave të pronarëve dhe të drejtave të tjera mbi eksploatimin e të mirave me interes të veçantë për Republikën e Kosovës dhe kompensimi për kufizimet e tilla rregullohen me ligj.

Republika e Kosovës si shtet ka future në fuqi mekanizmat e saj lidhur me hartimin e një strategjie me karakterë udhërrëfyesi dhe shtetërorë lidhur me burimet e ripërtritshme si energji në vazhdën e kësaj Kosova tashmë ka STRATEGJINË E ENERGJISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS 2017/2026  e hatuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonmik me një përmbajtje mjaftë voluminoze dhe të qartë  të saktë e cila me detaje ka rregulluar sferën e eneregjisë që fitohet nga burimet e ripërtritshme.

Specifikat:

  1. Fillimisht megawatt i energjisë së erës në tregë përcaktohet të jetë 85 euro për M/WH
  2. Zhvillimi I kapacieteteve nga vitti në vit:Energjia e erës M/W viti 2017-1.5, viti 2018-35, viti 2019-62, viti 2020-70, viti 2021-110, viti 2022-110, viti 2023-120, viti 2024-120, viti 2025-130 dhe viti 2026-130 M/W.
  3. Energjia solare si vijon:Viti 2017-2, viti 2018-8, viti 2019-12, viti 2020-16, viti 2021-18, viti 2022-26, viti 2023-40, viti 2024-50, viti 2025-63 dhe krejt në fund viti 2026-75 M/W

Pikërisht kji strategji është dokumenti kyq dhe më së shumti afekton pjesën e eneregjisë së erës dhe asaj solare.

Konkluzionet sa i përketë kornizës ligjore

Lidhur me konkludimet mund të potencojmë se Kosova nuk ka një trajtim të detajuar të kësaj fushe duke por vetëm duke i rregulluar qështjet në fjalë në vija të trasha apo duke i futur dhe trajtuar të gjitha burimet e ripërtritshme në një legjislacion apo dokument të vetëm.

Fusha e energjisë solare dhe asaj me erë  lirisht mund të themi se paraqesin një diapason të gjerë të trajtimit të saj përmes ligjit dhe klimës ligjiore andaj shihet si e nevojshme trajtimi më i detajuar i këtyre dy burimeve si burime të ripërtritshme duke i pranaur dhe inkorporuar konventat dhe më të rejat lidhur me fushën në fjalë.

Mund të vijmë në përfundim lirshëm se energjia e erës dhe ajo e erës afekton me KUSHTETUËN E REPUBLIKËS SË KOSOVËS, LIGJIN PËR ENERGJI DHE LIGJIN PËR RREGULLATORIN E ENERGJISË si dhe krejt në fund po për nga rëndësia dokumenti STRATEGJIA E ZHVILLIMIT TË BURIMEVE TË RIPEËRTRITSHME hatuar nga MINISTRIA E ZHVILLIMIT EKONOMIK.

Konkludimi dhe sygjerime

Në nivelin institucional do të ishte më se e arsyeshme që institucionet shkollore të furnizohen me energji elektrike të prodhuar nga burimet e ripërtritshme, në rastin tonë konkret nga energjia solare dhe ajo e erës. Furnizmi i institucioneve të tjera me po të njëjtën energji, me shumë gjasë, nuk do të ketë një ndikim edukativ sesa furnizimi i institucioneve shkollore. Në këto institucione do të promovohet tek gjeneratat e reja, ideja e prodhimit të energjisë elektrike nga burimet e ripërtritshme ku në mënyrë të drejtpërdrejt do të rritet tek ta vetëdijshmëria e tyre për ruajtjen dhe racionalizmin e natyrës. Sot, fatkeqësisht në një numër të konsiderueshem të institucioneve shkollore për sigurimin e ngrohjes përdoren dru dhe qymyr.

Vetëdijësimi i gjithëmbarshëm i shoqërisë sonë, që kushtëzohet nga rrethanat e shumta, rezulton të jetë i vështirëarritshëm. Por, vetëdijësimi i shoqërisë për jetësimin e programeve të energjisë nga burimet e ripërtritshme është i pashmangshëm. Sidoqoftë, në këso raste krahas qasjes në mënyrë abstrakte në mbarë shoqërinë për vetëdijësimin e tyre në këtë fushë duhet të ekzistoj edhe një qasje në mënyrë konkrete ndaj individëve.

Në kuadër të projektit “Rritja e kapaciteteve të studentëve në kërkime, zbatim të ligjit dhe shkrim akademik në lidhje me të drejtat e njeriut dhe mjedisin”, studentet Agon Drini, Jeta Dalladaku dhe Flamur Kabashi kanë punuar artikullin dhe hulumtimin “Energjia e erës dhe e diellit”.

Projekti është përkrahur nga Community Development Fund – CDF dhe financuar nga Ambasada e Suedisë në Kosovë.

Pikëpamjet dhe mendimet e shprehura në këtë artikull janë ekskluzivisht të studentëve. Ato nuk pasqyrojnë politikën ose pozicionin zyrtar të SIDA-s, QEVERISË SUEDEZE, CDF apo KOSID.

Kliko në vegzën më poshtë për të lexuar artikullin:

https://www.kosid.eu.com/2022/02/11/energjia-diellore-dhe-e-eres/

Facebook
Twitter
LinkedIn
Email