Objektivat për Zhvillim të Qëndrueshëm, të fokusuara në 17 grupe të fushave më të rëndësishme, synojnë dhënien fund të varfërisë në të gjithë planetin, por duke trajtuar njëkohësisht çështjet e rëndësishme të ruajtjes së mjedisit, promovimit të energjive të pastra, zhvillimit të qyteteve dhe promovuar barazinë e dinjitetin për të gjithë qytetarët kudo që ndodhen.
Nisja e zbatimit të Objektivave për Zhvillim të Qëndrueshëm pason përfundimin e Objektivave të Mijëvjeçarit, të ndërmarra në vitin 2000 nga të gjitha vendet në zhvillim, anëtare të OKB. Objektivat e Mijëvjeçarit janë të grupuara në 8 fusha të rëndësishme që trajtojnë luftën ndaj varfërisë, promovimin e barazisë, kujdesin shëndetësor ndaj nënave, fëmijëve dhe trajtimin e sëmundjeve, mbrojtjen e mjedisit dhe përmirësimin e qeverisjes për realizimin e këtyre objektivave.
Sot, Divizioni për Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (DSDG) në Departamentin e Kombeve të Bashkuara për Çështjet Ekonomike dhe Sociale (UNDESA) siguron mbështetje thelbësore dhe ndërtimin e kapaciteteve për SDG-të dhe çështjet e tyre tematike që ndërlidhen, duke përfshirë ujin, energjinë, klimën, oqeanet, urbanizimin, transportin, shkenca dhe teknologjia, Raporti Global i Zhvillimit të Qëndrueshëm (GSDR), partneritetet dhe shtetet në zhvillim të ishujve të vegjël.