Niveli i thatësisë/lagështisë në Kosovë për vitin hidrologjik tetor 2019 – shtator 2020

Me qёllim tё informimit tё publikut, kompanive regjionale te ujesjellësit dhe politikbёrёsve, pёr nivelin e thatёsisё/lagështisё nё Kosovё, nё mёnyrё qё tё arrihet menaxhim mё i mirё i resurseve ujore dhe zhvillim tё qёndrueshёm ekonomik, IHMK pёmes sektorit tё hidrologjisë, në vazhdimësi bënë vlerësimin e nivelit të thatësisë/lagështisë në Kosovë bazuar në indeksin e standardizimit të reshjeve /SPI.

Nga analiza e indeksit tё standardizimit tё reshjeve /SPI pёr vitin hidrologjik tetor 2019- shtator 2020 ёshtё verejtё se kushtet e thatёsisё/lagёshtisё nё pjesёn veriore dhe verilindore tё Kosovёs janё nё nivelin e njё ngritje tё lehtё tё lagёshtisё /SIM dhe nё nivelin afёr normales /N, e nё disa vende, si nё afёrsi tё Podujevёs dhe tё Leposaviqit, nё lagёshti tё moderuar /MIM. Nё pjesёn veriperёndimor, juglindore dhe pjesёrisht pjesa qendrore e Kosovёs janё dominuar me nivelin e lagёshtisё normle dhe afёr normales/N. Ndёrsa pjesa jugore, jugperёndimore dhe pjesёrisht pjesa qendrore e Kosovёs ёshtё dominuar me kushte tё thatёsisё sё ulёt /MID, me pёrjashtim tё zonёs sё Prizrenit ku ёshtё paraqitё gjendje e thatёsisё sё moderuar, siç shihet edhe nga harta e paraqitur mё lartё.

Në përgjithësi bazuar në indeksin e standardizimit të reshjeve /SPI të paraqitur edhe ne menyre hartografike, gjate vitit hidrologjik 2019/2020 kushtet e thatesise/lageshtise ne Kosovё ishin tё ndryshueshme ne aspektin hapsinor, qe nёnkupton se edhe shpёrndarja hapsinore e sasisё sё reshjeve nё Kosovё ka qenё heterogjene.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Email