Punëtori për raportimin për mjedisin dhe energjinë

Nëse jeni gazëtarë që ju intereson raportimi për mjedisin dhe energjinë, na u bashkangjiteni në këtë punëtori.

Në kuadër të aktiviteteve tona, po punojmë në promovimin e Tranzicionit të Drejtë – një temë e veçantë e cila ka të bëjë me mbylljen e Termoelektraneve dhe me familjet që jetojnë në Obiliq, veçanërisht punëtorët e KEK-ut. Gjatë punës sonë, kemi parë të nevojshme të rrisim kapacitetet e gazetarëve në këtë drejtim.

Andaj kemi gjetur mbështetje nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë për organizimin e punëtorisë njëditore mbi Tranzicionin e Drejtë për Gazetarë më datën 26 tetor 2023, me trajnerin, Z. Janez Kopac, ish-Ministër i Sllovenisë për Energjinë dhe një nga ekspertët më të mirë të përzgjedhur për këtë trajnim.

Ju lutem ta konfirmoni pjesëmarrjen tuaj përmes emailit në:

yecozone@gmail.com

Facebook
Twitter
LinkedIn
Email