Raporti për gjendjen e natyrës 2018-2021

Hartimi i Raportit për gjendjen e natyrës në Kosovë, është udhëhequr nga Institutit të Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës, e rregulluar sipas përgjegjësive nga Ligji për Mbrojtje e Natyrës.

Qëllimi kryesor i raportit është informimi për gjendjen e natyrës, zonave të mbrojtura dhe biodiversitetit të Kosovës. Gjithashtu përmes këtij raporti, synohet të ndikohet edhe në përmirësimin e politikave për menaxhimin dhe konservimin e vlerave të trashëgimisë natyrore dhe biodiversitetit.

Raporti shërben edhe si një udhëzues i mirë për orientimin e projekteve dhe mbështetjes së donatorëve në sektorin e mbrojtjes dhe konzermimit të natyrës.

Raporti përmban të dhëna për kornizën ligjore, strategjike dhe institucionale në sektorin e natyrës, gjendjen e zonave të mbrojtura, biodiversitetin, llojet e rralla bimore e shtazore, ekosistemet pyjore, ndërhyrjet në zonat e mbrojtura, shënimet e disa ndërhyrjeve në natyrë, si dhe aktivitetet dhe projektet e realizuar me qëllim të mbrojtjes së natyrës.

Pjesë e rëndësishme e këtij raporti janë edhe masat e ndërmarra për mbrojtjen e natyrës si dhe konkluzionet dhe rekomandimet. Të dhënat e raportit i referohen periudhës 2018- 2021, mirëpo në disa raste në mungesë të të dhënave dhe për aspekte të krahasimit, janë prezantuara të dhëna edhe për periudhat e më hershme (Raporti për gjendjen e natyrës 2010- 2014 dhe raporti për gjendjen e natyrës 2015-2017).

Për më shumë lexoni Raportin për gjendjen e natyrës 2018-2021 këtu:

Facebook
Twitter
LinkedIn
Email