TA PASTROJMË PRISHTINËN

Ta Pastrojmë Prishtinën – Let’s Cleanup Prishtina.

Miq dhe dashamirë të mjedisit,

Të shtunën, me datën 28 Tetor 2023, do të ketë mobilizim për një #Prishtinë më të pastër dhe një #Kosovë më të gjelbër!

Në bashkëpunim me Ekipin Monitorues Ndërlidhës të KFOR-it K8 dhe mbështetjen e KRM “Pastrimi” Prishtinë, Trafiku Urban Prishtinë, dhe “Melodia PX”, “Let’s Do It – Ta Pastrojmë Kosovën” organizon aksion masiv pastrimi të kryeqytetit.

Takimi: Sheshi Zahir Pajaziti
Ora: 10:00
Informata: 045783783
Email: info@tapastrojmekosoven.org

Ky është momenti për të treguar dashurinë ndaj qytetit tonë dhe mjedisit ku jetojmë! Çdo ndihmë dhe pjesëmarrje janë tejet të çmuara!

Facebook
Twitter
LinkedIn
Email