Shkolla Verore për ekonominë me karbon të ulët

Asociacioni Kosovar për Energji të Ripërtëritshme dhe Efiçiencë të Energjisë (AKEREE), në mbështetje nga Qeveria e Gjermanisë –përmes GIZ Kosova, organizon për herë të shtatë radhazi Shkollën Verore për ekonominë me karbon të ulët. Dita e pare e kësaj eventi është mbajtur sot, datë 02.10.2023, në Hotel “Magra Austria”-Bogë, Pejë. Në hapjen e këtij eventi ishin edhe përfaqësues nga GIZ Kosova, Projekti për Energji i Kosovës, ku udhëheqësi i këtij projekti, z.Avni Sfishta prezantoi temën “Hyrje në Ekonominë me Karbon të ulët”.
Pjesëmarrës të kësaj shkolle janë student/e të programeve të ndryshme të studimit nga Institucione të ndryshme universitare të Kosovës.
Gjatë sesionit të ditës së parë u prezantuan temat si në vijim:

  • Hyrje në Ekonominë me Karbon të ulët, gjatë së cilës u pasqyruan konceptet kryesore dhe parimet e një ekonomie çarkore, mekanizmat financiarë, mundësitë e financimit, kuptimi i tregjeve të karbonit, mekanizmat e çmimit të karbonit dhe roli i tregtimit të karbonit në nxitjen e reduktimeve të emetimeve;
  • Ndryshimet klimatike dhe ndikimi i tyre, ku u diskutua të kuptuarit e aspektit shkencor të ndryshimeve klimatike, shkaqeve dhe pasojave të mundshme;
  • Përpjekjet e institucioneve ndërkombëtare, Evropiane dhe Kombëtare për përballje me ndryshimet klimatike gjatë së cilës u diskutua për:
  • Kornizën institucionale IPCC dhe Konventa Kornizë e
    Kombeve të Bashkuara për Ndryshime Klimatike (UNFCCC);
    Marrëveshja e Parisit 2015 – caqet
  • Politikat e BE për energji dhe ndryshime klimatike:
    Marrëveshja e gjelbër e BE dhe Udhërrëfyesi i energjisë
    2050, Korniza për ndryshime klimatike dhe energji 2050.
  • Traktati i Komunitetit të energjisë dhe Komuniteti i
    transportit
  • Agjenda e Gjelbër e Ballkanit Perendimor, si dhe
  • Politikat e Kosovës lidhur me energjinë dhe ndryshimet
    klimatike, (niveli qendror dhe ai lokal).
Facebook
Twitter
LinkedIn
Email