Dita Ndërkombëtare e Ndërgjegjësimit për Humbjen dhe Mbetjet e Ushqimit

Dita Ndërkombëtare e Ndërgjegjësimit për Humbjen dhe Mbetjet e Ushqimit, me temën e vitit 2023 “Reduktimi i humbjes dhe mbetjeve të ushqimit:  Marrja e veprimit për të transformuar sistemet e ushqimit”, është një mundësi për të thirrur në veprim si publikun (autoritetet kombëtare ose lokale) ashtu edhe sektorin privat. (bizneset dhe individët), për të prioritizuar veprimet dhe për të ecur përpara me inovacionin për të reduktuar humbjen dhe mbeturinat e ushqimit drejt restaurimit dhe ndërtimit të sistemeve ushqimore më të mira dhe elastike.

Në nivel global, rreth 13 për qind e ushqimit të prodhuar humbet ndërmjet korrjes dhe shitjes me pakicë, ndërsa rreth 17 për qind e prodhimit të përgjithshëm të ushqimit global shpërdorohet në familje, në shërbimin ushqimor dhe në shitje me pakicë, pra të gjitha së bashku.
Reduktimi i humbjeve të ushqimit dhe mbeturinave është thelbësor në një botë ku numri i njerëzve të prekur nga uria është rritur vazhdimisht që nga viti 2014, dhe tonelata e tonelata ushqime të ngrënshme humbasin dhe/ose shpërdorohen çdo ditë.

Kur ushqimi humbet ose tretet, të gjitha burimet që janë përdorur për të prodhuar ushqim, përfshirë ujin, hapësirën e tokës, energjinë, punën dhe kapitalin, të gjitha këto shkojnë dëm. Përveç kësaj, humbja e ushqimit dhe e mbeturinave në deponi të ndryshme, çon në emetimin e gazrave serrë, duke kontribuar në ndryshimin e klimës. Humbja e ushqimit gjithashtu mund të ndikojnë negativisht në sigurimin e ushqimit dhe të kontribuoj në rritjen e kostos së ushqimit.

Prandaj, Kombet e Bashkuara, vendosën që datën e sotme, 29 shtator, ta shënojnë si ‘Ditë Ndërkombëtare të Ndërgjegjësimit mbi Humbjet dhe Mbetjet Ushqimore’.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Email