Konferenca e 2-të Ndërkombëtare “Qëndrueshmëria Mjedisore dhe Ndryshimet Klimatike”

Më 5 tetor do të mbahet Konferenca e 2-të Ndërkombëtare “Qëndrueshmëria Mjedisore dhe Ndryshimet Klimatike” me fokus në dekarbonizimin për një të ardhme të qëndrueshme. Kjo konferencë gjithashtu kërkon të hulumtojë mënyrat se si shoqëria mund të promovojë një tranzicion më efikas të energjisë në Kosovë dhe se si akademia mund të ndihmojë në reduktimin e rreziqeve nga ndryshimet klimatike dhe të punojë në qëndrueshmërinë mjedisore.

Ky edicion do të sjellë akademikë të ndryshëm nga Evropa dhe SHBA-ja.
Identiteti vizuel i këtij edicioni është i lidhur ngushtë me temën e tij. Frymëzuar nga simboli universal që përdoret për të treguar materialet dhe produktet e riciklueshme, logoja përbëhet nga tri shigjeta të renditura në drejtim të akrepave të orës, duke simbolizuar konceptin e qëndrueshmërisë dhe përcjellë mesazhin e përgjegjësisë mjedisore.

Kjo konferencë po organizohet nga QEQ në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës dhe po mbështetet nga Qeveria Gjermane përmes GIZ Kosova.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Email