Shpërblime për aktivitete për mjedis dhe zhvillim të qëndrueshëm

Në kuadër të ngritjes së vetëdijësimit të shoqërisë civile dhe aktivizimit përmes aktiviteteve mjedisore, Organizata PACT (Partners in Action) në kuadër të projektit SideStep i cili zbatohet në kuadër të HumanRightivism, ka filluar me shpërblime për aktivitete mjedisore për OJQ-të dhe aktivistët të angazhuar në fushën e mjedisit apo në zhvillimin e qëndrueshëm.

Të interesuarit mund të aplikojnë deri në datën 18 shtator 2023. Shuma me të cilën mbështetet aplikanti i suksesshëm për këtë aktivitet është 300 Euro (Shpërblimi nuk i mbulon pagat e personave të angazhuar në kuadër të aktivitetit). Aplikantët duhet ta dërgojnë një letër koncept (jo më shumë se 3 faqe të formatit A4) me përmbajtjen si vijon:

  • Titulli i aksionit
  • Përmbledhje
  • Rëndësia ( në mjedis / zhvillimit të qëndrueshëm )
  • Përshkrimi i aktivitetit
  • Qëndrueshmëria/ndikimi në mjedis

Dokumentet të dërgohen në emailin info@pactks.org, deri në datën 18 shtator 2023.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Email