Ndotja e ajrit dhe rreziku mjedisor për shëndetin dhe mjedisin

Ndotja e ajrit vazhdon të jetë rreziku më i madh mjedisor për shëndetin dhe mjedisin dhe kontribuon më së shumti në fatalitet dhe aftësi të kufizuara në Ballkanin Perëndimor!

Ndotja e ajrit të jashtëm përkufizohet si prania e një ose më shumë substancave në ajër ku përqendrimi i tyre i tejkalon kufijtë e lejuar.

Në vitin 2019, 99% e popullsisë së botës jetonte në vende ku nuk përmbusheshin nivelet e udhëzimeve të OBSH-së për cilësinë e ajrit

Ndotësit më të zakonshëm të ajrit të jashtëm janë:

Grimcat (PM10 dhe PM2.5); Ozoni (03); Dioksidi i azotit (NO2); Monoksidi i karbonit (CO); Dioksidi i squfurit (SO2).

Për më shumë informacione rreth këtyre ndotësve dhe ndikimit të tyre në shëndetin e njeriut, shikoni më poshtë

“Të Bashkuar për Ajër të Pastër” është projekt i cili zbatohet nga Let’s Do it Peja dhe financohet nga Bashkimi Evropian.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Email