Ta luftojmë ndotjen e ajrit përmes edukimit dhe avokimit!

Adresimi i ndotjes së ajrit: fuqizimi i ndryshimit përmes edukimit dhe avokimit.

Me mbështetjen e UNICEF-it, është implementuar një kampanjë dhe po avokim për një mjedis më të pastër. Më poshtë janë përshkruar përpjekjet dhe aktivitetet të kryera gjatë kampanjës:

  • Lgjërata edukative në shkollat lokale për ta theksuar rëndësinë e ajrit të pastër si një e drejtë themelore e njeriut.
  • Ekspozitë ku u shfaqën fotografi me ndikim që paraqesin ndotjen e ajrit në Prizren.
  • Çiklizmi për të avokuar për trafik të reduktuar të veturave dhe përmirësim të cilësisë së ajrit, dhe po bëjmë përpjekje për ta krijuar infrastrukturën për biçikleta.
  • Shfaqje dokumentari që u pasua nga diskutime për t’i eksploruar zgjidhjet e mundshme.
  • Monitorimi irregullt i cilësisë së ajrit.

Poashtu është lansuar edhe një kampanjë ndërgjegjësimi online duke përdorur rrjetet sociale dhe platformat digjitale për të arritur tek një audiencë më e gjerë dhe për të frymëzuar ndërmarrjen e veprimeve.

Pasioni ynë për natyrën dhe mjedisin na ka sjellur këtu, dhe ndikimi që po bëjmë është ngazëllues. Edukimi, avokimi dhe ndërgjegjësimi – këto janë shtyllat e lëvizjes sonë, fijet që thurin së bashku një simfoni ndryshimi.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Email