Kosova në listën e vendeve me rrezik ekstrem për zjarre pyjore

Në këto ditë të nxehta vere është ngritur niveli i rrezikshmërisë për zjarre pyjore. Sipas Sistemit Evropian te Informacionit për Zjarret në Pyje (European Forest Fire Information System – EFFIS) dhe Copernicus Atmosphere Monitoring Service, Kosova bënë pjesë në vendet me nivel esktrem të rrezikut për zjarre pyjore në ditën në vijim (https://effis.jrc.ec.europa.eu/apps/effis_current_situation/).

Në informacionin e ofruar nga këto dy burime të parashikimit thuhet se: Pjesë të Francës Jugore, Italisë, Greqisë dhe Turqisë, si dhe zona të vogla të Kosovës dhe Bullgarisë, janë konsideruar në “rrezik ekstrem” të rrezikut për zjarre. (https://news.sky.com/story/weather-latest-uk-corfu-rhodes-fires-wildfires-heatwave-holiday-updates-12920226?postid=6216999#liveblog-body).

Me këtë rast Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, përkatësishtë Drejtoritë për Administrimin e Parqeve Kombëtare, me qëllim të parandalimit të paraqitjes së zjarreve dhe përhapjes së tyre, kanë shtuar vigjilencën, gatishmërinë, kontrollin, informimin dhe monitorimin e territorit të Parqeve.

Apelojmë tek të gjithë qytetarët e Kosovës dhe posaçërisht tek vizitorët, banorët e zonave të parqeve, shfrytëzuesit e pronave, dhe qytetarët tjerë që të kenë kujdes maksimal në parandalimin e paraqitjes së zjarreve dhe përhapjes së tyre në territorin e parqeve.

Kërkojmë nga të gjithë, që në rast se shohin ndonjë ndezje eventuale të zjarrit në Parqe Kombëtare ta lajmëroni Drejtoritë përkatëse.

Numrat e Kontaktit për Drejtorinë e Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” janë: 044 222718 dhe 044 155735, ndërsa për Drejtorinë e Parkut Kombëtar “ Sharri” janë: 045 308164 dhe 044 263 188.

Numrat emergjentë të disa institucioneve me rëndësi që duhet ti keni parasysh janë: Zjarrfikësit 193, Policia e Kosovës 038/192, mobil 192, Qendra e thirrjeve në kuadër të Policisë së Kosovës 112, Ndihma e shpejtë 194 dhe 038/ 500 094.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Email