Risi në Kosovë: Miratohet Projektligji për Ndryshimet Klimatike

Qeveria e Republikës së Kosovës, në kuadër të mbledhjes së 151 ka aprovuar Projektligjin për Ndryshime Klimatike, të propozuar nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinorë dhe Infrastrukturës.

Ky projektligj përmban bazën rregullative për plane e investime konkrete në përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike dhe zbutjen e emetimeve të gazrave serrë.

Ndryshimet klimatike kanë ndikim në secilin prej nesh, dhe ky ligj vendos bazën për të përgatitur shoqërinë tonë përballë ndikimeve të ndryshimeve klimatike. Duke investuar në masa për përshtatjen ndaj ndryshimit të klimës, do të sigurojmë që shtëpitë, rrugët dhe infrastruktura jonë të jenë më të qëndrueshme dhe të përballen më mirë me ngjarje si përmbytjet dhe periudhat e nxehtësisë së jashtëzakonshme. Ndikimet e ndryshimeve klimatike shfaqen edhe në sektor tjerë sikurse humbja e biodiversitetit, thatësira dhe zjarre që ndikojnë buqësinë, blegtorinë pylltarinë dhe shëndetin tone, thuhet në deklaratën për media të Minsitrisë së Planifikimit Hapësinorë dhe Infrastrukturës.

“Ky projektligj vendos themelet për një Kosovë më të gjelbër dhe më të përgatitur për të ardhmen, përmes të së cilit përshpejtojmë agjendën klimatike dhe mjedisore të Kosovës, me përgjegjësi ndaj mjedisit dhe natyrës fantastike të vendit tonë.”, deklaroi ministri i Mjedisit, Liburn Aliu.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Email