Praktika premtuese: Fidanishtet moderne

Në fidanishtet moderne, në një metër katror, fermerët sigurojnë deri në 480 fidanë të shëndoshë.

Ndërsa, në fidanishtet tradicionale në një hapësirë të njejtë, numri i fidanëve arrinë vetëm mes 100 dhe 240 fidanë.
Projekti PPSE po mbështet modernizimin e fidanishteve të para në Kosovë me teknologjinë më të re.

Fidanishtet moderne luajnë një rol kritik në përmirësimin dhe diversifikimin e bimëve, rritjes e sigurisë së ushqimit dhe, në përgjithësi, zhvillimin rural.

PPSE është projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim (SDC) dhe implementohet nga Swisscontact në Kosovë dhe Instituti Riinvest.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Email