Sot në shkollën e mesme të ulët ,,Sezai Surroi,, në Bellobrad të Komunës së Dragashit u realizua idea kreative mjedisore me temën: Rivitalizimi i hapësirave të gjelbëra në shkollë me ç’rast nxënësit dhe mësimdhënësit morën pjesë në mbjelljen fidaneve të bimëve dekorative në oborrin e shkollës.
Ky aktivitet është mbështetur nga organizata PACT, në kuadër të projektit HumanRightivism, me qëllim të krijimit të një mjedisi sa më edukativ dhe të shëndetshëm për brezin e ri.
Kjo ngjarje organizohet në kuadër të mbështetjes së iniciativave kreative për mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e qëndrueshëm në nivel të Kosovës.

Reciklimi na ndihmon ta ruajmë mjedisin
Riciklimi i 1 ton të pajisjeve elektronike (e-waste) mund të krijoj deri në 15 vende të punës. Projekti “Ekonomi e gjelbër për zhvillim të qëndrueshëm”