Praktika premtuese: mbjellja e drunjëve në oborrin e shkollës

Sot me 15 qershor u organizua mbjellja e drunjëve dekorativ “Rrap” në oborrin e Shkollës së Mesme Profesionale – Qendrës për Kompetencê ‘Kujtim Krasniqi’ në Malishevë. 

Ky aktivitet është mbështetur nga organizata PACT, në kuadër të projektit HumanRightivism, me qëllim të ngritjes së vetëdijësimit dhe shfrytëzimit të së drejtës për krijimin e një ambienti optimal dhe të shëndetshëm për njeriun, e drejtë që ceket në konventën ndërkombëtare të Kombeve të Bashkuara.

Kjo ngjarje organizohet në kuadër të mbështetjes së iniciativave kreative për mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e qëndrueshëm në nivel të Kosovës. 

Në kuadêr të këtij aktiviteti është organizuar edhe ligjeratë në fushën e mjedisit dhe zhvillimit të qëndrueshëm me nxënësit nga “Eko Klubi ” i themeluar në kuadër të shkollës. 

Facebook
Twitter
LinkedIn
Email