Bashkangjitju pastrimit të ambientit

A doni me na u bashku në një nismë mjaft atraktive për pastrimin e ambientit?

Bashkohu në organizimin “KAPEC”, fushatë e organizuar nga GIZ Kosova dhe bashkëfinancuar nga Bashkimi Europian dhe Qeveria Gjermane, e cila ka kombinuar ecjen dhe mbledhjen e mbeturinave, prej nga i rrjedh edhe emri KAP+EC.

Të gjithë ju që keni dëshirë me jetu në një ambient të pastër, por edhe me qenë pjesë e një kauze shumë të madhe mundeni me na u bashkëngjit më 27 maj, në Parkun e Gërmisë nga ora 11:00.
Vendtakimi do të jetë te Pishina e Gërmisë.
Përtej pastrimit, ne mund krijojmë një botë të re.

*Kjo nismë u frymëzua nga fushata e njohur suedeze “Plogga”, e cila promovon një kombinim të vrapimit dhe pastrimit të mbeturinave.
Në vitin 2016, Suedia u bë vendi i parë që organizoi një ngjarje të tillë.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Email