Ndryshimet klimatike janë emergjencë globale

Ndryshimet klimatike i referohen ndryshimeve afatgjata të temperaturave dhe modeleve të motit. Zhvendosje të tilla mund të jenë të natyrshme, për shkak të ndryshimeve në aktivitetin e diellit ose shpërthimeve të mëdha vullkanike. Por që nga vitet 1800, aktivitetet njerëzore kanë qenë shtytësi kryesor i ndryshimeve klimatike, kryesisht për shkak të djegies së lëndëve djegëse fosile si qymyri, nafta dhe gazi.

Djegia e lëndëve djegëse fosile gjeneron emetime të gazrave serrë që veprojnë si një batanije e mbështjellë rreth Tokës, duke bllokuar nxehtësinë e diellit dhe duke rritur temperaturat.

Gazet kryesore serrë që po shkaktojnë ndryshime klimatike përfshijnë dioksidin e karbonit dhe metanin. Këto vijnë nga përdorimi i benzinës për drejtimin e një makine ose qymyri për ngrohjen e një ndërtese, për shembull. Pastrimi i tokës dhe prerja e pyjeve mund të çlirojë gjithashtu dioksid karboni. Bujqësia, operacionet e naftës dhe gazit janë burimet kryesore të emetimeve të metanit. Energjia, industria, transporti, ndërtesat, bujqësia dhe përdorimi i tokës janë ndër sektorët kryesorë që shkaktojnë gazrat serrë.

Ndryshimet klimatike janë një emergjencë globale dhe ne të gjithë duhet të veprojmë së bashku për t’i adresuar ato! Sot, le të kujtojmë fuqinë e hapave të vegjël që secili prej nesh mund të ndërmarrë për të reduktuar gjurmën e karbonit dhe për të mbështetur mjedise jetësore më të pastra, më të qëndrueshme dhe më miqësore ndaj klimës.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Email