Gara e quajtur “Ndrysho sjelljen dhe jo klimën” është përmbyllur me shpalljen e fituesve.

Bazuar në vlerësimin e jurisë në përbërje nga Linda Çavdarbasha – ekologe, Fjollë Caka – Farizi – arkitekte, sociologe e planere urbane dhe Kaltrinë Kolukaj – OJQ “EC Ma Ndryshe”, fitues të garës janë shpallur:

Vendi i I – Grupi “Pro Mjedisi” nga Qendra e Kompetencës në Ferizaj,

Vendi i II – nxënësi Olt Kastrati nga QK “11 Marsi” në Prizren dhe

Vendi i III – Grupi “Eko Doda” nga Gjimnazi “Xhevdet Doda” në Prishtinë.

Kjo garë është organizuar me synimin që të pasqyrojë kontributin e të rinjve për mbrojtjen dhe parandalimin e degradimit të mjedisit.
Nxënësit pjesëmarrës në garë me anë të propozimeve për intervenim, kanë arritur të prekin temat të ndryshme me fokus mbrojtjen e mjedisit, parandalimin e ndryshimeve klimatike, rritjen e hapësirave gjelbëruese dhe menaxhimin e mbeturinave, çështje këto të cilat janë parë si prioritare nga ana e tyre.

EC Ma Ndryshe, po ashtu ka vendosur që vendi i parë përveç shpërblimit, të mbështetet edhe me një shumë prej 1,000.00 euro për realizim të idesë së propozuar.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Email