Inauguruohet “Kopshti Botanik” në oborrin e Universitetit të Prishtinës

Kopshti botanik – hapësira më e re e Universitetit të Prishtinës, e dedikuar për bimët dhe mjedisin.

Në oborrin e Fakultetit të Filologjisë, UP-ja ka inauguruar “Kopshtin Botanik”, në të cilin studentët dhe profesorët do të kenë mundësinë të kultivojnë dhe rrisin bimë të ndryshme. Kjo hapësirë, jo vetëm që do t’i shërbejë studentëve si një laborator i gjallë, por do të mund të vizitohet edhe nga publiku i gjerë.

Përurimin e kësaj hapësirë të dobishme për mjedisin, por edhe atraktive e të nevojshme edhe për studentët, e ka përshëndetur rektori Qerim Qerimi.

Të pranishëm në këtë ngjarje të lansimit të këtij projekti ishin edhe prorektoret Arta Basha – Jakupi dhe Pranvera Breznica – Selmani, të cilat kanë mundësuar realizimin e këtij projekti në UP, dekanë, profesorë e studentë, si dhe ideatoret e projektit, Tringë Sokoli dhe Medina Orana.

Projekti është financuar nga U.S. Embassy Pristina, Kosovo, si dhe është administruar nga KUSA.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Email