Deponitë e egra te mbeturinave

Një nga problemet që vazhdon ta përcjellë gjendjen e mjedisit në Kosovë është edhe prezenca e deponive të egra.

Me qëllim të evidentimit dhe regjistrimit të deponive të egra, AMMK gjate vitit 2022 me pjesemarrjen e perfaqësuesve të komunave dhe zyrtarëve të kompanive rajonale, ka bërë evidentimin dhe regjistrimin e deponivee të egra në 38 komunat e Kosovës.

Regjistrimi i deponive është bërë duke i marrë për bazë dy karakteristika: madhësinë dhe kompozicionin e mbeturinave.
Sipas madhësisë deponitë janë klasifikuar në tri kategori: deponi të mëdha, të mesme dhe të vogla.

Ndërsa sipas kompozicionit të mbeturinave, deponitë janë klasifikuar në: (a) deponi të mbeturinave komunale; (b) deponi të mbeturinave të ndërtimit dhe rrënimit; (c) deponi të mbeturinave të rrezikshme; (d) deponi të mbeturinave të vëllimshme; dhe (e) deponi të mbeturinave të tjera.

Në këtë proces në 38 komuna janë regjistruar gjithsej 763 deponi të egra të madhësive të ndryshme, ku dominojnë kategoria e deponive të vogla me gjithsej 270 të tilla, ndërsa sipas kompozicionit dominojnë kategoria e emëruar si të tjera me 40%.

Në rajonin e Prizrenit është regjistruar numri më i madh i deponive të egra me gjithsej 187 kurse në Rajonin e Gjakovës është regjistruar numri më i vogël i deponive me gjithsej 30 deponi.

Ndërkaq sipas komunave, numri më i madh i deponive të egra është regjistruar në komunën e Lipjanit me gjithsej 88 deponi, e prirë nga komuna e Malishevës me 84 deponi, kurse në Komunën e Vitisë dhe Junikut nuk është regjistruar asnjë deponi e egër.

Duhet të theksohet se vit pas viti është duke u shënuar progres i theksuar në pastrimin e deponive egra, dhe poashtu gjithnjë e më pak shohim se po krijohen deponi të reja. Në këtë progres ka ndikuar angazhimi i shtuar i komunave dhe kompanive të menaxhimit të mbeturinave, por edhe rritja e vetëdijes qytetare për rëndësinë e ruajtjes së mjedisit. Kështu, krahasuar me 1184 deponi të egra të regjistruara në maj 2021, në regjsitrimin e fundit të realizuar në qershor 2022 numri i deponive të egra ka shënuar një rënie prej 426, pra janë evidentuar dhe regjistruar 763 deponi të egra gjithsej në nivel vendi.

Për me shume informata dhe të dhëna për menaxhimin e mbeturinave komunale në Kosovë shihni
Raportin e mbeturinave komunale ne linkun vijues:


Facebook
Twitter
LinkedIn
Email