FTESË:

Drejtoria e Hapësirave Publike dhe Parqeve dhe Drejtoria e Administratës fton qytetarët e Komunës së Prishtinës të na bashkohen në një diskutim të hapur në lidhje me zgjerimin dhe shenjëzimin e shtigjeve të Gërmisë.

Ky është një projekt i rëndësishëm për qytetarët tanë, sepse do t’u mundësoj qytetarëve nga zonat periferike të qasen më lehtë në park me këmbë dhe me biçikletë.

Gjatë diskutimit, do të shpjegojmë detajet e projektit dhe do të dëgjojmë mendimet dhe sugjerimet tuaja.

Ftojmë të gjithë qytetarët dhe organizatat rekreative që të na bashkohen në takim, të hënën, më datë 15 maj në orën 11:00 në sallën e Kuvendit Komunal në Komunën e Prishtinës.

Presim me padurim takimin me ju!

Facebook
Twitter
LinkedIn
Email