Nën organizimin e Agjencisë Suedeze për Mbrojtjen e Mjedisit (SEPA) dhe në mbështetje të Agjencisë Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtarë (SIDA), në Tetovë të Maqedonisë së Veriut është mbajtur takim ndërmjet dy drejtorive të Parqeve Kombëtare “Sharri” nga Kosova dhe “Mali Sharr” nga Maqedonia e Veriut. Tema e diskutimit ishte “Mundësitë e bashkëpunim ndërkufitar dhe krijimi i platformës së bashkëpunimit dhe dialogut”.
Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit “Ngritja e kapaciteteve për përdorimin e të dhënave mjedisore në Kosovë”, në kuadër të komponentës “Fuqizimi i menaxhimit te Parqeve Kombëtare”.