THIRRJE PËR PJESËMARRËS TË GJITHA MOSHAVE!

Data: 24 prill 2023, Pejë.

Lëvizja #MoseMerrMalin për rigjenerimin e pyjeve të humbura të Kosovës po shkon në qytetin e Pejës!

Si pjesë e kësaj lëvizjeje, Sustainability Leadership Kosova do të organizoj një seminar dhe panel diskutimi më 24 Prill në Pejë

Punëtoria do të fokusohet në lëvizjen #MosEMerrMalin dhe çfarë mund të bëjmë për të adresuar problemin e shpyllëzimit në Kosovë.

Gjatë punëtorisë, ne do të prezantojmë gjithashtu hulumtimet tona mbi shkallën e shpyllëzimit që ka ndodhur në 20 vitet e fundit dhe do të hapim një diskutim se çfarë hapash mund të ndërmarrim për të parandaluar degradimin e mëtejshëm.

Diskutimi i panelit do të shqyrtojë potencialet për reduktimin e shpyllëzimit në Kosovë dhe do të ofrojë një mundësi për të pranishmit që të bashkëpunojnë dhe të kontribuojnë me idetë e tyre drejt një zgjidhjeje.

Ju ftojmë të na bashkoheni në këtë lëvizje që së bashku të parandalojmë shpyllëzimin masiv që është duke ndodhur çdo ditë duke plotesuar formularin e mëposhtëm:
Afati: 22 Prill

Facebook
Twitter
LinkedIn
Email