Mbahet seancë për leje dhe licencim për Kelkosin

Të mërkuren, me 19 Prill, 2023 në Gjykatën Themelore në Prishtinë, do të mbahet seanca e parë për lejet dhe licencat e Kelkosit.

Qytetarë të Komunës së Deçanit, Faton Selmanaj, Xhavit Kuçi, Muharrem Lulaj, OJQ Pishtarët dhe GLPS do te jenë në mbrojtje të mjedisit dhe interesit te popullit, ndërsa Ministria e Mjedisit, ZRRE-ja dhe Kelkosi, në mbrojtje të lejeve dhe licencave, që dyshohen se u lëshuan në ‘rrethana te ërreta’, në Nëntor të vitit 2020.

” Kemi gati 3 vite që jemi duke pritur që evidenca të shpaloset para drejtësisë. Është një mund shumë vjeçarë, nga ne si paditës por edhe nga dhjetra mijera qytetare e aktivist tjerë nga deçani, Kosova dhe diaspora. E vetmja rrugë përpara është zbatimi i plotë i ligjit. Ne besojmë në drejtesi! “

Fotot paraqesin një pjesë të çështjes për të cilën po kërkohet drejtësi nga këta qytetarë.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Email