Organizohet edicioni i 6-të i Javës për Zhvillim të Qëndrueshëm në Kosovë

Edicioni i 6të i Javës për Zhvillim të Qëndrueshëm në Kosovë, KSDW, do të organizohet nga 24-30 Maj 2023.

KSDW ofron një platformë për organizatat lokale dhe ndërkombëtare të shoqërisë civile, startup-et, bizneset dhe entitetet tjera për të shfaqur aktivitetet, ngjarjet dhe iniciativat e tyre që promovojnë zhvillimin e qëndrueshëm. Këtë vit KSDW do të zgjasë nga 24-30 Maj.

Nga data 24 deri më 26 Maj, KSDW do të organizojë 1 konferencë dhe 2 ditë për të promovuar një tranzicion të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës. Ndërsa nga 27 deri më 30 Maj, programi i KSDW do të ketë eventeve anësore ku organizatat e ndryshme mund t’i bashkohen platformës KSDW, për të organizuar aktivitete që kontribuojnë në qëllimin e Javës.

Nëse keni një ide që promovon zhvillimin e qëndrueshëm dhe prek tema si BRE-të, ndryshimet klimatike, bujqësia e qëndrueshme dhe çështjet mjedisore, ju inkurajojmë të aplikoni.

Mos e humbisni këtë mundësi të jashtëzakonshme për të bërë një ndryshim! Klikoni Link-un për të mësuar më shumë rreth thirrjes së hapur.

Gjithashtu për të gjithë të interesuarit KSDW ka hapur dhe aplikimin për vullnetar të cilët mund të ndihmojn në organizimin e eventeve të javës. Aplikimi për vullnetar është i hapur deri më 30 Prill. Klikoni Link-un për mëshumë informata rreth procedurave të aplikimit.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Email