Monitorimi i Strategjisë së Ujërave për Kosovën

PRISHTINË, 20 Mars 2023 – Është mbajtur sot Konferenca e Parë për prezantimin e Monitorimit të Implementimit të Strategjisë Kombëtare të Ujërave për Kosovën 2017-2036 (Periudha e Monitorimit 20172022) dhe prezantimin e Propozimit të Politikave për Menaxhimin e Territorit Rreth Resurseve Ujore në Kosovë (Policy Brief #1).

Gjatë Konferencës është prezantuar përmbledhja e Monitorimit të Zbatimit të Strategjisë Kombëtare të Ujërave të Kosovës për periudhën 5 vjeçare 2017-2022. U theksuan pikat në të cilat është bërë progres substancial në implementimin e strategjisë duke treguar veprimet e ndërmarra, krahas progreseve pozitive u potencuan edhe pjesët ku nuk është shënuar asnjë progres ose progres i vogël dhe që ka nevojë të ndërmerren veprime në përmirësimin e tyre sa më shpejtë. Në fund të prezantimit të rezultateve u cekën edhe rekomandimet për institucionet relevante që duhet të ndërmarrin sa më shpejt për të shënuar prërparim në pjesët ku zbatimi i Strategjisë çalon.

Si rekomandim i përgjithshën, krahas atyre specifik, është që të bëhet monitorim i zbatimit të Strategjisë dhe të raportohet nga MMPHI në përputhje me kërkesat ligjore. Pas prezantimit të raportit të implementimit të strategjisë, konferenca ka vazhduar me prezantimin e përmbledhjes së parë të politikavë nën temën “Ujërat e trazuara: Menaxhimi i territorit rreth resurseve ujore në Kosovë”, i cili është i pari në serinë e 5 përmbledhjeve mbi temat me fokus në ujin dhe sigurinë e ujit. Këto dy dokumente janë hartuar cilësore përmes pyetësorëve gjysëm-të strukturuar me pyetje të hapura për grumbullimin e inputeve nga akterët relevantë, rishikimit të burimeve dytësore dhe të dhënave të disponueshme.

Kjo konferencë është organizuar në kuadër të projektit “Promovimi i Qasjes Universale në Ujë të Pastërt”, i cili është projekt tre-vjeçar (2022-2024) që ka për qëllim të përgjithshëm përmirësimin e menaxhimit të burimeve ujore për të siguruar që shumica e komuniteteve të margjinalizuara të mbështeten dhe fuqizohen për të arritur të drejtat e tyre për të pasur qasje në ujë të pastër.

Ky projekt financohet nga Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë dhe zbatohet nga Let’s Do it Peja.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Email