Ndotja kryesore dhe e vërejtshme në Kosovë, e shkaktuar nga grimcat ndotëse PM10 dhe PM2.5, vjen nga burimet e djegieve të vogla (kryesisht nga ngrohja në amvisëri).
Në anën tjetër, industria dhe transporti janë burimet më të mëdha të ndotjes me NOx, ndërsa industria dhe termocentralet dominojnë në ndotjën me SO2. Ndotja kryesore është e përqëndruar në zonat urbane dhe përgjatë rrugëve kryesore.