NJOFTIM për Qytetarët

Kërkesë zyrtare
Drejtuar:
Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit; Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës; Komuna e Klinës; Komuna e Malishevës
18.09.2020

Të nderuar,

Ju falenderojmë për takimet dhe bashkëpunimin e juaj deri më tani, pas shqetësimeve të qytetarëve rreth Parkut Mirusha dhe Ujëvarave të Mirushes.

Pas këtyre takimeve, ne mendojme që:

  1. Problematikat që kanë ndikuar në thatësine e ujit dhe mirëmbajtjen e Parkut të Mirushës, janë digat që janë ndërtuar pa leje mjedisore, pra janë të pa ligjshme, dhe të cilat ndikojnë po ashtu edhe në kualitetin e ujit.
  2. Shëtitiorja e cila then çdo ligj dhe regullore të shtigjeve dhe shëtitoreve, sidomos duke u bazuar në shtigjet e Parkut të Gërmise të cilat jane 1.5 deri 2.5 max, si dhe në praktikat e mira ndërkombëtare të shteteve të Evropës, Shëtitorja Klina me gjerësi nga 8-10 metra ka shkatërruar florën dhe faunën të cilat i mbron ligji për Mbrojtjen e Natyrës.
  3. Ujërat e zeza, mirëmbajtja dhe shfrytezimi i ujit nga fshatrat përreth ndikojnë po ashtu në thatësinë dhe në gjendjen e shëndoshe të Ujëvarave të Mirushës.

Prandaj, ne me mirësi kërkojme nga të gjitha Institucionet qeveritare, që:

  1. Të nderpritet çdo punim në Shëtitoren Klina, deri në rishikim të projekt planit se a i përmbush standardet ndërkombëtare si Monument Natyror për mbrojtje si zonë e veçante, duke respektuar Ligjin për Mbrojtjen e Natyres, florës dhe faunës.
  2. Digat e pa ligjshme të zgjidhen sa më shpejtë nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit dhe Komuna e Malishevës në bashkëpunim me Organizatën Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Natyrës – WWF Adria.
  3. Të dy Komunat, në bashkëpunim me institucionet adekuate, të prioritizojnë problemin e ujërave të zeza dhe shfrytëzimin e lumenjeve nga fshatrat përreth.
  4. Të kemi qasje dhe kopje të të gjithë dokumentacionit rreth Shëtitores Klina, si:
    -Projekt propozimi dhe draft plan projekti i realizuar nga Komuna e Klinës,
    -Konkursi/Tenderimi i këtij plan projekti në Komunën e Klinës,
    -Plani final i aprovuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit,
    -Konkursi/Tenderimi per realizimin e projekt planit,
    -Plani financiar buxhetor,
    -Vizatimet, skicat, video rreth shetitores,
    -Raporti i pagesave ndaj kompanisë kontraktuse,
    -Plani menaxhues mbikqyrës i mbeturinave dhe sigurisë në këtë shëtitore.

Ne si Shoqëri Civile, si dhe shumë individë që kanë shprehur shqetësimet e tyre në mbrojtje të ambientit jemi shumë falenderues qe Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit e ka ndarë këtë buxhet prej 345.000 euro Parkut të Mirushës, dhe qëllimi ynë është të vazhdohet ky investim, por të vazhdohet duke respektuar çdo ligj, regullore, që mbronë natyrën, florën dhe faunën.
Shpresojmë që pas qasjes në dokumentacionin e kërkuar, të gjithë do të bëjme zgjedhjen më të duhur për Parkun dhe Ujëvarat e Mirushës.

Me respekt,
Qytetarët Aktivë
Kosova Wildlife Care

Facebook
Twitter
LinkedIn
Email