FTESË PËR OJQ PËR PJESËMARRJE NË TAKIM KONSULTUES PËR VULLNETARIZMIN NË KOSOVË

KCSF së bashku me TOKA janë duke e zhvilluar një hulumtim rreth vullnetarizmit në Kosovë, i cili ka për qëllim që të nxjerr rekomandime dhe zgjidhje konkrete mbi përmirësimin e ekosistemit të vullnetarizmit në Kosovë.

Andaj, nëse jeni OJQ e interesuar për këtë fushë, ju ftojmë të merrni pjesë në takimin konsultues (fizik apo online) në datën që iu përshtatet.

Ky hulumtim është duke u zhvilluar në kuadër të Programit për Angazhim Qytetar, i cili zbatohet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) në Kosovë.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Email