Dërgoni foto të deponive ilegale të mbeturinave

Deponitë ilegale të mbeturinave janë një nga shumë problemet aktuale mjedisore me të cilat vazhdojmë të ballafaqohemi.

Let’s Do It – Ta Pastrojmë Kosovën ju fton të dërgoni fotografi të deponive të mbeturinave në rrjetin social në Facebook përmes Messenger-it ose email adresës info@tapastrojmekosoven.org

Nëse keni foto të zonave të ndotura, ndani ato së bashku me lokacionin ku është bërë fotoja. Let’s Do It do ta ndërtojë një plan përmes së cilit do të organizojnë pastrimin e këtyre deponive.

Ruajtja e mjedisit është përgjegjësi e jona. Së bashku mund të bëjmë një ndryshim pozitiv.

Facebook
Twitter
LinkedIn
Email