COP27 – Është koha për veprim klimatik

Udhëheqësit globalë u mblodhën për Konferencën e 27-të të OKB-së për Ndryshimet Klimatike të Palëve në Sharm el-Sheikh, Egjipt nga 6 deri më 18 nëntor 2022. Kjo konferencë kishte për synim ti shtyjë liderët të zbatonin premtimet, për të arritur një të ardhme me zero karbon për të gjithë.

Konferenca e këtij viti mblodhi së bashku liderë në qeveri, shoqëri civile, industri dhe financa nga e gjithë bota për të rritur ambiciet dhe për të përshpejtuar veprimet për të arritur qëllimet e Marrëveshjes së Parisit dhe të Konventës në kuadër të OKB-së për Ndryshimet Klimatike.

COP27 u mbajt në një moment kritik në luftën kundër ndryshimeve klimatike, pra për të mbrojtur ndryshimet që na duhen, duke u siguruar që liderët më me ndikim në botë të kuptojnë se ne duhet:

  • Ti mundësojmë gjeneratën e ardhshme në drejtim të zgjidhjeve inovative për energji të pastër dhe në kuadër ndryshimeve klimatike.
  • Përqendrimi i nevojave për zhvillimin e hemisferës së Jugut dhe mbështetja e atyre që janë në vijën e parë sa i përket pasojave shkaktuar nga ndryshimet klimatike.
  • Kalimi nga ambicia në veprim, llogaridhënie dhe zbatim.
  • Reduktimi njëkohësisht i emetimeve të karbonit dhe metanit.
Facebook
Twitter
LinkedIn
Email